E bujshme/ Thomas Strakosha në “radarët” e Juventusit për të zëvendësuar Bufonin

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një lajm i bujshëm na vjen nga Italia, ku talenti i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha duket se ka zgjuar interesin e gjigantëve të Juventusit.

Bardhezinjtë janë në kërkim të një pasardhësi pas pensionimit të Bufonit dhe gardiani shqiptar është një ndër të piketuarit e Marotës.

“Tuttosport” raporton se Strakosha ka qenë në listën me 50 emra që po monitorohen nga drejtuesit juventin.

Thomas ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera me Lacion, ku për t’u veçuar është përballja ndaj Juves, ku Strakosha i priti penalltinë Dybala-s, duke i dhënë kësisoj fitoren ekipit të tij.

Ja lista e plotë e futbollistëve të piketuar

Caldara, Spinazzola, Orsolini, Emre Can, Milinkovic-Savic, Gimenez, de Vrij, Torreira, Ricardo

Pereira, Ghoulam, Meret, Han, Pellegri, Salcedo, Alex Telles, Oblak, N’Zonzi, Fabinho, Rakitic, Fekir, Inaki

Williams, Bellerin, Sidibé, Strootman, Rabiot, Barella, Vrsaljko, Diallo, de Light , Emerson Palmieri, Raphael

Guerreiro , Veltman, Di Maria, Meunier, Koke, Dolberg, Kluivert, Vilhena, Weiser, Issa

Diop, Strakosha, Kepa, Saul, Diakhaby, Grimaldo, Upamecano, Lincoln, Chiesa, Kroos.