E bujshme/ Ish-lojtari i kombëtares shqiptare firmos me Napolin

Një lajm i bujshëm bëhet me dije sot nga mediat italiane. Armir Rrahmani, ish-lojtari i Shqipërisë dhe Partizanit do të veshë fanellën e Napolit.

Mësohet se marrëveshja mes mbrojtësit të Veronës dhe Napolit është mbyllur, dhe tanimë pritet vetëm firmosja e kontratës.

Verona do të përfitojë plot 14 milionë euro nga lojtari që iu bashkua Veronës nga Dinamo e Zagrebit. Për 26-vjeçarin Verona pagoi vetëm 2 milionë euro, ndërsa tani do të përfitojë 7-fish.

Shqiptari Rrahmani dhe Kumbulla pritet të pasurojnë arkat e klubit verdheblu, pasi të dy lojtarët janë rritur ndjeshëm në treg.

Sipas mediave italiane Rrahmani do t’i bashkohet ekipit që drejtohet nga Xhenaro Gatuzo në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet