E bujshme, gjigantët e Ajaksit kërkojnë Milot Rashicën

Publikuar më 30. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Një lajm i bujshëm vjen nga merkatoja e futbollit. Gjigantët e Ajaksit kërkojnë që të marrin shërbimet e sulmuesit shqiptar Milot Rashica, raporton faqja italiane “Tuttomercatoweb”.

21-vjeçari që luan me Kosovën, ka bërë paraqitje të shkëlqyera me ekipin holandez të Viteshes, duke zgjuar edhe interesin e Ajaksit.

Për të blerë kartonit e talentit nga Vushtria Ajaksi duhet të paguajë minimalisht 5 milionë euro.