E-Albania funksional, Rama paralajmëron qytetarët: Nga nesër, jo më këshillime (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nga nesër nuk do të ketë më këshillime për shkelësit, në kuadër të kufizimeve për Covid-19.

Përmes një postimi në “Facebook” ai bën me dije se “aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit…”.

Kreu i qeverisë i bashkëngjit mesazhit të tij një video ku shfaqen policë teksa pyesin qytetarët nëse janë pajisur ose jo me lejen e nevojshme.

Kujtojmë që një ditë më parë ishte vetë Rama që pranoi vështirësitë me aplikimet me e-Albania.

Rama njoftoi se dje se për këto dy ditë nuk do të aplikonte gjoba për personat që nuk kanë mundur ende të marrin lejen për të bërë pazar.

Edhe në komunikimin e sotëm me qytetarët ai theksoi edhe njëherë rëndësinë e masave shtrënguese në luftën ndaj COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet