E akuzuan për përdhunim, ish e dashura i del në mbrojtje Ronaldos

Ylli i futbollit po kalon periudhën më të keqe të jetës së tij, ku është përballë akuzave për përdhunim. E para që e akuzoi ishte modelja Kathryn Mayorga dhe kallëzimi u bë publik nga media gjermane “Der Spiegel”. Modelja e njohur tha se Ronaldo e kishte përdhunuar dhe më pas i kishte ofruar një shumë të majme parash për të heshtur.

Ndërkohë që telashet nuk kanë të sosur për yllin e futbollit, sepse edhe tre gra të tjera thanë se ishin përdhunuar nga ai.

Por një nga ish të dashurat e Cristiano Ronaldos, Raffaella Fico, ka dalë në mbrojtje të futbollistit, ku ka thënë se ai është xhentil dhe me të ka kaluar 11 muaj plot dashuri.

“Kam qenë e lidhur 11 muaj me Cristiano Ronaldon në kohën kur luante me Manchester United. Ishin 11 muaj dashuri.”

“Kur ndodh diçka e tillë, habitesh. Ronaldo është një djalë normal, i qetë, i thjeshtë dhe me mua ka qenë një burrë vërtet xhentil”, ka thënë Fico gjatë një interviste.

E ftuar në “Un Giorno da Pecora” Rai Radio1, vajza italiane e showbiz-it, napoletania ka rrëfyer marrëdhënien e saj me Cristiano Ronaldon.

E pyetur rreth sjelljes së tij në shtëpi, ajo përgjigjet:

“Stërvitej edhe në shtëpi, bënte abdominalet. Pas darke. Shihte një film, qetësohej dhe punonte me abdominalet: 4 ose 5 seri nga 20 herë”.

Më pas historia e dashurisë u shpërbë, por Fico-s duket se i kanë mbetur kujtime të bukura dhe ende nuk arrin t’u besojë akuzave që shpërthyen mbi ‘fenomenin’ e Juves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet