Dyshohet se ishin pjesë e grupeve terroriste, Italia dëbon shqiptarët

Publikuar më 06. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Dy shtetas shqiptarë janë dëbuar nga autoritetet italiane, me arsyetimin se janë persona të rrezikshëm dhe të lidhur me eksponentë terroristë.
Ende nuk është bërë me dije identiteti i këtyre dy shtetasve të cilët jetonin në qytetin e Pulias në Itali.
Nga ana tjetër policia e shtetit fqinj sqaron se dëbimi ka ardhur për arsye sigurie, pasi dyshimet janë të forta se shqiptarët kanë qenë të lidhur me grupe radikale terroriste.
Prej kohësh tashmë Italia është vënë në shënjestër nga ana e terroristëve të cilët jo rrallë herë kanë deklaruar se do të godasin Romën dhe Kishën Katolike. Që prej vitit 2015 janë dëbuar nga Italia 232 persona të dyshuar për lidhje me terrorizmin.