Dyshohet për lëndë shpërthyese te Këshill Gjyqësor dhe Prokuroria Speciale, policia rrethon zonën

Policia e Kosovës, ka konfirmuar kërcënimin me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale.

Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonale të Prishtinës, tha se pasi kanë marrë informacione se mjete shpërthyese janë pranë dy objekteve në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.

Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Rreth orës 10 :30 kemi pranuar informatën se ne dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ndodhen  mjete  te dyshuara shpërthyese.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti për Express.

Ende nuk ka asnjë raportim për persona të arrestuar.

Rruga “Luan Haradinaj” është bllokuar nga policia të cilët po kontrollojnë nëse ka ndonjë mjet shpërthyes pranë këtyre objekteve. Po ashtu punonjësit janë evakuuar nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet