Dyshimet mbi bashkëshorten e agresorit të Las Vegas

Publikuar më 03. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Policia ka mësuar se agresori Stephan Paddock kishte fituar plot 100 mijë dollarë vetëm në koëhet e fundit dhe se besohet se këta para ia kishte dhënë gruas së tij Marilou Danley. Forcat e FBI fillimisht kishin dyshuar se në dhomën e hotelit numër 32, ku dhe ndodhej agresori ishte edhe bashkëshortja e tij, por se nuk e kanë gjetur këtë të fundit.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar faktin se Marilou Danley ishte me pushime në Filipine në kohën që ka ndodhur edhe masakra më e madhe në historinë e Amerikës. Nuk dihet ende nëse 100 mijë dollarët që kishte fituar Stephan Paddock ishin për gruan e tij, për familjen apo për dikë tjetër. Danley 62 vjeçe e cila kishte udhëtuar për në Hong Kong më datë 25 shtator 2017 mundet që të plotësojë disa boshllëqe të hetimeve pasi të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thënë autoritetet amerikane. Hetuesit besojnë se çifti filloi të takohej në pranverën e vitit 2017 dhe jetonin së bashku në Mesuite të Nevadës. Danley nuk besohet se ka lidhje të jetë përfshirë në sulmin e tmerrshëm që ta tronditur Amerikën.

“Nuk kemi pasur akoma biseda të afërta me zonjën Danley. Sigurisht që do ta pyesim në lidhje me ngjarjen, sapo ajo të kthehet në Amerikë. Me  patjetër që ne nuk kemi dhëna që ajo të jetë përfshirë, por hetimet do t’i vazhdojmë në një mënyrë shumë të qartë”, ka thënë për mediat amerikane sherifi i Clark County Joe Lobrado. Mësohet se Danley kishte dashur të udhëtonte së bashku me Paddocknë Las Vegas, mirëpo kjo gjë nuk kishte ndodhur dhe se ajo kishte ikur në udhëtim drejt Las Vegasit. Në vend se të gjente edhe gruan në apartament natën e masakrës, policia gjeti të vdekur me dy plumba në kraharor, afër zemrës, Stephan Paddock. Hetuesit ende nuk e kanë një motiv për vrasjet masive të ndodhura. Numri i të vdekurve aktualisht numërohet në 59, kurse i të plagosurve llogaritet mbi 500.

/D.Xh/