Dybala pozitiv me Koronavirus, sulmuesi e konfirmon në rrjetet sociale!

Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala, ka dalë pozitiv me Koronavirus. Vetë futbollisti argjentinas e ka konfirmuar këtë gjë me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter. Si Dybala, ashtu dhe partnerja e tij, Oriana Sabatini, kanë rezultuar pozitivë pas testit të Covid-19.

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’iu informoja se kemi marrë testet e Koronavirusit dhe si unë, si Oriana, kemi rezultuar pozitivë. Për fat të mirë, jemi të dy në gjendje perfekte. Faleminderit për mesazhet pozitive dhe më të mirat për të gjithë”, shkroi Dybala.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet