Dy zhytës bllokohen në një shpellë nënujore

Mesditën e së shtunës, dy zhytës janë bllokuar në një shpellë nënujore në një zonë detare në perëndim të ishullit Sokastro, afër Karpathos ku ata ishin zhytur nën ujë.
Zhytësit, raportohet se janë një çek dhe një iranian, 60 dhe 35 vjeç. Me ta ishte dhe një shtetas i dytë çek, i cili njoftoi autoritetet pasi miqtë e tij nuk dolën nga uji.

Zhytësit dyshohet se janë bllokuar në një shpellë nënujore në perëndim të ishullit.
Për kërkimin e tyre janë angazhuar autoritetet portuale, një anije lundruese dhe një grup zhytësish privatë. Moti në zonë është i mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet