Dy persona bllokohen nga dëbora në fushën e “Çajupit”, babai niset t’i shpëtojë me…

Publikuar më 04. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Reshjet e shumta të dëborës kanë bllokuar dy persona në fushën e “Çajupit”, në Zagorie. Ata kanë dhënë menjëherë alarmin për ndihmë, ndërsa në drejtim të tyre janë nisur forcat e policisë dhe zjarrfikësja.
Por, nuk kanë mundur të shkojnë dot në vendin ku janë bllokuar dy shtetasit, për shkak se ka prani të madhe dëbore.
Përballë kësaj situate, prindi i njërit prej të bllokuarve ka marrë makinën tip “Landrover” dhe është nisur në drejtim të tyre për ndihmë.
Informacion paraprak
Më datë 04.01.2018, në fushën e “Çajupit”, Njësia Administrative Zagorie, për shkak të dëborës, janë bllokuar shtetasi T.V së bashku me një shtetas tjetër, me mjetin që lëviznin. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, kanë shkuar deri mbi fshatin Erind, nuk mund të shkojnë më tej pasi rruga është me dëborë. Për dhënien e ndihmës është nisur njëri prej prindërve me mjetin tip “Landrover”.