×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dy ish-kryekomunarë dhe ish-ndërtuesja, kush janë të arrestuarit për tërmetin

Pas dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, policia nisi sot ekzekutimin e udhër-arresteve për 24 persona.

Pas hetimit të organit të akuzës u ndaluan 24 persona, ndërkohë që tre kryekomunarë të tjerë janë në kërkim, e më konkretisht: kryekomunarët e Kasharit, Besnik Fuçia dhe ai i Farkës, Fatbardh Plaku.

Ish-kryekomunari i Kasharit Besnik Fuçia është një zyrtar i njohur edhe publikisht, pasi ka drejtuar një njësi administrative ku vitet e fundit janë dhënë shumë leje për ndërtim, kryesisht në komplekse pallatesh. Në maj ai dhe 5 persona të tjerë u arrestuan nga Policia pasi akuzoheshin për “falsifikim dokumentesh” që lidheshin me lejet për ndërtim.

Fatbardh Plaku ka qenë kryetar komune në Farkë, një tjetër zonë e Tiranës ku kanë “lulëzuar” ndërtimet. Plaku së bashku me një përgjegjës të Zyrës së Kadastrës janë proceduar më parë në gjendje të lirë pasi kallëzimit të një qytetari.

Mes emrave të njohur të ndaluar nga Blutë rezulton edhe ndërtuesja Vjollca Hoxholli, por edhe ndërtues dhe kolaudues.

Kujtojmë që emri i Vjollca Hoxhollit u lakua pas akuzave se mashtronte qytetarët duke iu shitur dy herë apartamentet. Për të njëjtën vepër penale bashkëshorti i saj Rrapush Hoxholli u shpall fajtor nga Gjykata e Durrësit duke u dënuar me 10 vjet burg, por u lirua më pas për shkak të moshës.

Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha në disa lagje të populluara të Tiranës, si Kombinat, Kashar, Komuna e Parisit, Liqeni i Thatë dhe Porcelan.

Në total në kryeqytet u dëmtuan si pasojë e tërmetit 448 pallate dhe 548 shtëpi. Pas tërmetit një hetim nisi për një sërë firmash ndërtimi, kolaudues dhe inxhinierë që kanë vepruar në Tiranë.

Emrat e 27 personave për të cilët ka udhër-arrest

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Stela Maze, arkitekte
5. Anila Harxhi, arkitekte
6. Merita Kushi
7. Bukurije Halili
8. Ali Dyrmishi (ndërtues)
9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
10. Gerti Çalliku
11. Jani Ikonomi
12. Qirjako Gjergo
13. Sherbet Shehi
14. Naim Shehi
15. Ermir Çina
16. Adhurim Qehajaj
17. Gëzim Shkalla
18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
19. Xhevahir Doda
20. Reis Muça
21. Hekri Disha
22. Agim Eski
23. Faik Fejzo
24. Zhaneta Tagani
25. Muhamed Felahi
26. Ndoc Pepkola
27. Hekri Disho

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Nik says:

    Nuk po e kuptoj mire kush ka vjedhur me shume nga keto?????

Mësues të prekur nga COVID, shtohen 1 mijë arsimtarë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë

Mësues të prekur nga COVID, shtohen 1 mijë arsimtarë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë

Publikuar më 30.09.2020
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se do të shtohe...

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se do të shtohen 1,000 mësues për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë. Me fillimin e vitit të ri shkollor u prekën me koronavirus disa mësues në shkollat e vendit tonë. Gjatë takimit me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, Kushi shkruan […]

Lexo më shumë

Tërmeti/ Familja Krosi në Bushnesh të Krujës pa shtëpi në prag të dimrit (VIDEO)

Tërmeti/ Familja Krosi në Bushnesh të Krujës pa shtëpi në prag të dimrit (VIDEO)

Publikuar më 30.09.2020
Tërmeti i 26 nëntorit la me qindra familje në qiell të hapur...

Tërmeti i 26 nëntorit la me qindra familje në qiell të hapur. Shume prej tyre, në pamundësi ekonomike për t’u akomoduar diku tjetër, u strehuan në çadra. 10 muaj pas tërmetit, ata vijojnë të jetojnë në çadra, pa asnjë informacion mbi fatin e shtëpive të tyre.  Partia Demokratike denoncon rastin e një familje në Krujë. […]

Lexo më shumë

Kujdes! Vaksinat po monopolizohen/ Urdhri i Farmacistëve kërkon të merren masat e menjëhershme

Kujdes! Vaksinat po monopolizohen/ Urdhri i Farmacistëve kërkon të merren masat e menjëhershme

Publikuar më 30.09.2020
Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot me tregun e vaksinave...

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot me tregun e vaksinave kundër gripit në vend. Ka qenë Urdhri i Farmacistëve që ka ngritur alarmin për të mos krijuar një treg monopoli. Reagimin e saj Urdhri i Farmacistëve e ka bërë në rrjetin social Facebook: Të nderuar kolegë, Bazuar në ankesat që na janë adresuar dhe […]

Lexo më shumë

Arta Marku zgjidhet prokurore në gjykatën e Apelit të Tiranës

Arta Marku zgjidhet prokurore në gjykatën e Apelit të Tiranës

Publikuar më 30.09.2020
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot në mesditë mbled...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot në mesditë mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Seanca plenare është organizuar on-line në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT, në kushtet e distancimit social si rezultat […]

Lexo më shumë

Tre qytetarë humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit!

Tre qytetarë humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit!

Publikuar më 30.09.2020
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Në total...

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Në total numri i viktimave shkon në 387. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, 131 persona në të gjithë vendin. Përhapja: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, […]

Lexo më shumë

Përfundon takimi i mjekëve me ministren Manastirliu: Kemi pagat e ulta, do ngrihet një grup pune

Përfundon takimi i mjekëve me ministren Manastirliu: Kemi pagat e ulta, do ngrihet një grup pune

Publikuar më 30.09.2020
Një përfaqësi e mjekëve kanë zhvilluar sot një takim me mini...

Një përfaqësi e mjekëve kanë zhvilluar sot një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me të cilën kanë rënë dakord për të ngritur një grup pune për të adresuar kërkesat e tyre. Njëri prej mjekëve pjesëmarrës në takim, Gent Stroni tha se janë caktuar dy juristë nga Ministria dhe nga ana e tyre për […]

Lexo më shumë

Shqipëri/ 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!

Shqipëri/ 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!

Publikuar më 30.09.2020
“Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejë...

“Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!” Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në rrjetin social “Facebook” Manastirliu shkruan: “Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”

Lexo më shumë

“Ku e ke maskën, mund të marrësh virusin”/ Ministrja e Arsimit i bën apel nxënësit në shkollë

“Ku e ke maskën, mund të marrësh virusin”/ Ministrja e Arsimit i bën apel nxënësit në shkollë

Publikuar më 30.09.2020
Ditën e sotme, Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvi...

Ditën e sotme, Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvilluar një vizitë kontrolli në një prej shkollave të Durrësit. Gjatë takimit me nxënës dhe mësues, Znj. Kushi, ka shpjeguar edhe arsyet se pse duhej të hapeshin shkollat dhe rëndësia e mbajtjes së maskës. Por në një moment, Znj. Kushi është afruar ndaj një […]

Lexo më shumë