Dy gola të shpejtë në fund, Feronikeli shpreson te kualifikimi

Pas paraqitjeve të mira të përfaqësues së Kosovës, tashmë po surprizojnë edhe klubet kosovare.

Feronikeli ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në përballjen e parë eliminatore ndaj uesllsianëve të TNS.

Vendasit shënuan dy gola në portën e Feronikelit, pas dy gabimeve individuale të mbrojtësit dhe portierit. Por kur dukej se ndeshja kishte marr fund, ekipi Zekirija Ramadanit rigjeti forcat duke shënuar dy gola të shpejtë në fund të takimit, me Zekën në 89-ën dhe Fazliun në 93-ën.

Ndeshja u mbyll me rezultatin final 2-2, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në ndeshjen e kthimit, që luhet pas një jave në “Fadil Vokrri”. Nëse Feronikeli ia del në takimin e kthimit futet në histori si i pari klub na Kosova që kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet