Dy anëtarë të një familje me koronavirus në Pukë, ja si u infektuan

Dy raste pozitive me koronavirus janë shënuar në qytetin e Pukës. Bëhet fjalë për gruan dhe vajzën e burrit nga Puka që u konfirmua pozitiv me COVID-19 .

Ata  kanë qenë të shtruar fillimisht në spitalin e qytetit, dhe më pas në Tiranë. Burri në tamponin e parë kishte dalë i pa infektuar, por në një analizë e dytë me skaner është zbuluar virusi.

Dyshohet se rasti nga Puka e ka marrë virusin COVID-19 nga kontakti që ka patur me pacientin zero të cilin e ka takuar në kryeqytet. Qarku Shkodër ka shkuar kështu  me 5 raste në total.

Ndërkohë në Spitalin e Pukës disa persona nga stafi mjekësor janë në karantinë. Pritet testimi tyre për shkak se kanë patur kontakte me këta persona.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet