Dy amerikanë që na donin me shpirt

Nga Miho Gjini

ERICKSON DHE BERNSTEIN, NJË MISIONAR DHE NJË DIPLOMAT QË MBROJTËN SHTETIN SHQIPTAR

Bernstein përfaqësoi miqësinë e pakursyer të tre presidentëve te shquar amerikanë: Roosvelt, Wilson e Hoover, te cilët ishin edhe miqtë e tij personal

Duke lexuar dy monografi të shkruara nga ish-Ambasadori shqiptar ne Britaninë e Madhe dhe Irlandë, Z. Mal Berisha, njëra për misionarin Erickson dhe tjetra për diplomatin Berstein, për jetën e punën e tyre të jashtëzakonshme si diplomatë të dërguar nga kontinenti i largët, në periudhat më të vështira të popullit tonë, bindesh menjëherë se Amerika ishte dhe mbeti miku ynë më i madh e më i vyer, përsa i përket ekzistencës si komb, lirisë e pavarësisë.

Ne njihemi kështu me Charles Telford Erickson ( 1867-1966) që shërbeu 30 vjet në Shqipëri dhe Herman Bernstein ( 1876-1935) që shërbeu në Shqipëri në kohën e Mbretërsë së Zogut, 1930-1933. Ericksoni Qysh kur erdhi në Korçë, më 8 shtator 1908, nga ana e Manastirit, ai kishte thirrur: “Tu ngjatë jeta Shqipëri!”, pasi kishte udhëtuar me det, me tokë, me makina të tipit të vjetër, me karroca e me kuaj dhe do të mbetej këtu për 32 vjet me radhë, i dashuruar me këtë vend, me popullin e saj, me privacionet e luftërat, me gjithçka që ishte shqiptare, duke lënë këtu edhe shpirtin e vet. Bëmat e tij janë të jashtëzakonshme, sikundër edhe vuajtjet, bashkë me familjen, në çdo cep të Shqipërisë, për të shpërndarë dritë, arsim e fanarët e lirisë.

E do të mbetej një vepër kryesisht e tij: Shkolla Bujqësore e Kavajës (për djem e vajza), e themeluar ne vitin 1923, si një nga monumentet e para të arsimit profesional tonin në nxjerrjen e bujqësisë nga prapambetja e trashëguar. “Këtu – i shkruante ai një miku te tij në Amerikë,- ka një egërsi dhe një liri që na rrethon, e cila e bën këtë vend të ndryshëm nga krejt bota tjetër, e veçanërisht nga jeta konvecionale në atdheun tonë!”. Rrallë mund të ketë ndodhur që udhëtarë të huaj, turistë, njerëz gjithfarësh të të gjitha sferave, të jenë shprehur në trajta superlative për vendin tonë të rraskapitur nga luftërat e pandërprera, në krahasim me atdheun e tyre!

Dhe që më pastaj, ta ndanin jetën e tyre, kafshatën e bukës, vuajtjet, ëndrrat dhe vdekjen me popullin tonë e të bëheshin shqiptarë deri në palcën e trupit! Se Ericksoni ngjan me një personazh tragjik, pasi pranoi të njëjtat rrethana dramatike të njësuara me ne, përballë lakmive turke, serbe, malazeze, italiane e greke, duke provuar edhe torturën, burgimin , sëmundjet, vdekjen e të birit e arratisjen në mal, marrosjen e së shoqes nga kushtet e vështira të jetesës e sa e sa të tjera.

Dhe, kur diplomatët e vendit të tij kërkonin mbrojtjen e personalitetit të tij si qytetar amerikan, do të merrnin këtë përgjigje nga autoritetet turke: “Ai është shqiptar, flet e vuan si shqiptar!” E do të jetë deri në fund të jetës së tij si i tillë, një amerikano-shqiptar që hyjnizon shpirtin, virtytet, krenarinë e sakrificat e shenjtëruara të shqiptarëve si komb. Ky burrë stoik si qëmoti, i paepur si karakter, është dekoruar në vitin 1931 me “Urdhrin e Skënderbeut” dhe qe mik nderi i Mbretit Zog, qe delegati zyrtar i “Vatrës” në Amerikë në Konferencën e San Franciskos në vitin 1945, shkroi 5 vepra për Shqipërinë me titull “Shqipëria – Enigma e Ballkanit” dhe, kur do të largohej për në “botën tjetër”, patrioti shqiptaro- amerikan Qerim Panariti do të shkruante:” Ericksoni ishte një burrë gjenial, i shumanshëm, predikues, misionar, diplomat, edukator dhe poet, i cili ia kushtoi jetën Shqipërisë dhe popullit të saj nga errësira mesjetare” Herman Bernstein Ky ishte personaliteti tjetër i shquar që dërgoi Amerika në ditë të vështira për Shqipërinë, kur gjitonët e fuqi të tjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tërmeti në Bavari

Rosalia Romaniec Partia Kristiansociale, CSU pësoi goditje të fortë në zgjedhjet e landit bavarez. Përgjegjësinë kryesore për këtë e ka…

Abissnet