Dy aktorët e mirënjohur turq kapen me drogë, dënohen me 4 vjet burg

Një lajm mjaft i keq vjen për të gjithë të apasionuarit e telenovelave turke, pasi idhulli i tyre pritet që të futet në burg.  Bëhet fjalë për aktorin që mori famë në Shqipëri si personazh i quajtur Sarpi, por që mesa duket, ai ka probleme me drejtësinë.

Mediat e huaja raportojnë se dy nga aktorët e famshëm të serialeve turke janë arrestuar. I referohemi aktorit Çağatay Ulusoy, të cilin shumë prej jush e njihni me rolin e ‘Sarpi’-t dhe aktorja Gizem Karaca.

Ata janë arrestuar nga policia, teksa u është gjetur sasi kokaine dhe kanabisi, por jo vetëm ata, pasi kishte edhe figura të tjera të njohura.

Dyshja janë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg, me akuzën e “trafikimit të drogës”. Tani pritet që vendimi të dërgohet edhe në Gjykatën e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet