Dy adoleshentet shpërfytyrojnë dhe vrasin shoqen nga xhelozia: Ishte më e bukur (Foto)

Dy adoleshente kanë kryer në krim të rëndë, duke torturuar, shpërfytyruar dhe më pas vrarë shoqen e tyre pasi “ajo ishte më tërheqëse”.

Dyshohet se dy autoret, vetëm 16 vjeç, kanë shpërfytyruar dhe vrarë shoqen e tyre të ngushtë, sepse u dukej shumë arrogante ngaqë ishte më tërheqëse se ato.

Ngjarja mizore ndodhi në Rusi, u autoritetet e gjetën trupin e 17-vjeçares Viktoria Averina në një ndërtesë të braktisur, ku shoqet e kishin çarë me copa xhami, e kishin rrahur dhe e kishin mbytur.

Polica beson se torturat çnjerëzore i janë bërë për shumë kohë, derisa i ka dhënë vdekjen duke e mbytur.

Tani për tani po mbahen në burg vetëm dy shoqet 16-vjeçare, si të dyshuarat kryesore, pasi njëra prej tyre ka rrëfyer vrasjen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet