“Dwonvote”, opsioni më i ri i “Facebook”-ut, ja si do të funksionojë

Pas kritikave të shumta në drejtim të “Facebook”-ut sa i takon lajmeve të rreme, Mark Zuckerberg bëri me dije risinë në rrjetin social, opsionin e ri “Downvote”.

Ky opsion i ri u testua si fillim në SHBA tek 5% të përdorueseve të android, dhe deri tani rezultate janë pozitive. Mësohet se opsioni në fjalë do ndihmojë përdoruesit të fshehin një koment apo një status të cilën e konsiderojnë “të rremë”, apo “abuziv”.

Menjëherë pas kësaj lëvizje përdoruesit duhet t’i përgjigjet dhe pyetjes se përse kërkon ta fshijë këtë postim. Pas dhënies së arsyetimit, “Facebook” do të marrë në shqyrtim kërkesën nëse postimi i bërë duhet fshirë ose jo.

Specialistët e mediat kanë konsideruar këtë risi si censurim të medias online.
Tashmë mediat apo figurat publike do ta kenë më të lehtë për të eliminuar të gjithë personat që ju dalin kundërt.

Të tjera

Abissnet