×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

DW: Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën, (16.09.20) ku mori pjesë në Forumin e revistës “Economist” me temë  “Ballkani, përtej 2020”, dy alternativa për arritjen e një marrëveshjeje Shqipëri-Greqi për ndarjen e hapësirave/zonave detare mes dy vendeve në detin Jon.

“Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo do të jetë një zgjidhje e drejtë dhe objektive. Shpresoj sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Jemi në rrugën e duhur,” u shpreh Rama në këtë Forum, të zhvilluar një ditë pas takimit të tij (15.09.20) me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Mitzotakis dëshiron zgjerim

Çështja e ndarjes së hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë u rikthye si temë qendrore në politikën e Tiranës, pas deklaratës (26.08.2020) së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se qeveria e tij “synon të zgjerojë hapësirat e saj detare edhe në detin Jon deri në 12 milje, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare” dhe paralajmëroi vizitën së shpejti në Tiranë të Ministrit të Jashtëm, Nikolaus Dendias.

Deklarata e Mitsotakis u konsiderua nga Rama si një deklaratë ku “Greqia po ushtron të drejtën e saj ”, kurse opozita jashtë parlamentit akuzon kryeministrin Rama se pas deklaratës qëndrojnë bisedime sekrete me Mitsotakis në disfavor të Shqipërisë.

Me marrëveshje apo me gjyq?

Rama tha në Athinë se të dyja palët janë në “rrugën e duhur”. Dy alternativat për ta zgjidhur çështjen e ndarjes së hapësirave detare në Detin Jon, që Rama prezantoi në Athinë, lënë të kuptohet, që në dialogun dy palësh parashikohen kundërshti, mosmarrëveshje që mund të rezultojnë në mos-nënshkrim të marrëveshjes. Në një rast të tillë, Rama propozon zgjidhje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ose nga një pale e tretë ndërmjetësuese.

Kundërshtitë mes palëve duket se janë shfaqur kur nisën negociatat për një marrëveshje lidhur me ndarjen e hapësirave detare në Detin Jon, në vitin 2018, që u pezulluan në verën e 2019-ës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, të humbura nga ish-kryeministri Cipras dhe të fituara nga kryeministri aktual Mitsotakis, në korrik 2019, duket se e zhvendosën Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë nga prioritetet e Greqisë, në vitin e parë të mandatit qeverisës Mitsotakis.

Ndryshime në grupin negociator

Ndërkohë në Shqipëri, grupi negociator që zhvilloi bisedime me palën greke për rreth dy vjet, tani nuk funksionon më. “Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator, ” bëri me dije kohët e fundit  Kryeministri Rama.

Ndryshimi i përbërjes së grupit negociator, të përbërë nga ekspertë nga institucionet shtetërore përkatëse, ka sjellë mungesë informacioni nga burime zyrtare për çështje të tilla thelbësore si: Çfarë do të negociohet? A do të vijojnë negociatat aty ku mbetën? A do të njihet progresi i arritur apo negociatat do të rifillojnë pa e marrë parasysh atë?

Në këtë situatë deklarata e kryeministrit Rama, në Athinë, të mërkurën (16.09) hodhi dritë në dy alternativa: ose që palët të bien dakord dhe të firmosin marrëveshjen, ose do të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë që do të japë një zgjidhje, për të cilën Rama pret të jetë “e drejtë dhe objektive.”

Ndarje e barabartë 

Konventa e të Drejtës së Detit, e miratuar në Montego Bay në vitin 1982, e ratifikuar nga të dyja vendet fqinje, u jep vendeve që e kanë ratifikuar të drejtën të zgjerojnë ujërat e tyre territoriale deri në 12 milje. Por vetëm, nëse këtë e lejojnë rrethanat gjeografike.

“Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojmë standardin e ndarjes në mënyrë të barabartë të detit, për rastet kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje”,  ka theksuar kryeministri Mitsotakis në Parlamentin grek.

Në rastin e hapësirave të kufizuara detare mes Shqipërisë dhe Greqisë në Detin e përbashkët Jon, duhet mirëkuptim, dialog, negociata, një marrëveshje të pranuar nga dy palët. Në rast të kundërt zbatim i një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë.

Kanali i Korfuzit

Shqipëria dhe Greqia ndajnë në Detin Jon tri hapësira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zona Ekonomike Ekskluzive. Këto dy të fundit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare, si kërkimet për gaz, naftë etj. Për të tria këto hapësira dy vendet fqinje kanë interesa strategjike.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit e thotë qartë në 320 nenet e saj, se secili vend  ushtron “sovranitet të plotë dhe të drejta sovrane në një zonë të përcaktuar qartë, me koordinata detare, të vendosura në një hartë të dakordësuar dhe të shoqëruar me koordinata detare për 3 hapësirat.”
Në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë ka një hapësirë në Detin Jon, ku koordinatat detare në hartë mungojnë.

Mungon kufiri

Glevin Dervishi, në një intervistë ekskluzive për DW, kur ishte në pozicionin e këshilltarit për rajonin në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe negociatat për Marrëveshjen e Detit nuk ishin ndërprerë, tregoi dy vjet më parë, se cila ishte çështja ku ishin përqendruar negociatat. “Deti Territorial Jon, në kanalin e Korfuzit, nuk ka një kufi të përcaktuar sipas kritereve të Konventës së Kombeve të Bashkuara që të jetë dakordësuar nga palët. Ajo që po bëjmë është negocimi për delimitimin e zonave detare në këtë zonë, sipas kritereve që përcakton Konventa”, shpjegoi ai.

Negociata të papërfunduara

Deklarata e Ramës dhe e ish-kryeministrit Tsipras, pas takimit të tyre në Samitin e Londrës, në kuadër të Procesit të Berlinit, në korrikun 2018, se “së shpejti mund të arrihen zgjidhje pozitive për çështjet që tensiononin marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë”, rezulton një deklaratë verbale.

Zgjidhja nuk është arritur. Marrëveshja mes palëve nuk ekziston. Negociatat priten të rifillojnë me zhvillimet e tre javëve të fundit dhe më shumë informacion shpresohet të sjellë vizita e ministrit të Jashtëm grek, Dendias në Tiranë.

Marrëveshja e vitit 2009

Marrëveshja e Detit, që shpresohet të arrihet, ka një precedent:në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese (GJK) hodhi poshtë Marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, të arritur në kohën, kur në pushtet ishte opozita e sotme jashtë parlamentare. Me votë unanime GJK e  konsideroi si marrëveshje “antikushtetuese, të karakterizuar nga moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”. ( Vendim i i Gjykatës Kushtetuese, Fq. 44).

Kryeministri Rama hodhi poshtë të mërkurën në Athinë se pas “ rrëzimit të Marrëveshjes së Detit“ të arritur mes dy vendeve në vitin 2009 nga Gjykata Kushtetuese “ qëndronte Turqia: “Kjo është absolutisht e pavërtetë. Asnjëherë, në asnjë takim me Presidentin Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij për këtë marrëveshje, apo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, apo që ajo  është e ndonjë interesi për Turqinë. Kurrë. Kjo është e vërteta”, tha Rama. Shqipëria nuk ka ende një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Por precedenti i vitit 2009 është një referencë për marrëveshjen që pritet të rinegociohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkesa e Metës/ “Venecia” refuzon përgjigjen e përshpejtuar: Në muajin dhjetor do shqyrtohen ndryshimet kushtetuese

Kërkesa e Metës/ “Venecia” refuzon përgjigjen e përshpejtuar: Në muajin dhjetor do shqyrtohen ndryshimet kushtetuese

Publikuar më 27.10.2020
Presidenti i Komisionit të Venecias i ka dërguar një letër p...

Presidenti i Komisionit të Venecias i ka dërguar një letër presidentit të Republikës, Ilir Meta ku i bën me dije pranimin e kërkesës në lidhje me nenin për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në Kodin Zgjedhor, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste. Presidenti Meta iu drejtua “Venecias” më 21 tetor, ndërsa riktheu në […]

Lexo më shumë

“Në 25 prill 2021 fillon epoka e re”/ Presidenti Meta: Deklaratat e miqve evropiane shpresoj të dëgjohen deri të enjten

“Në 25 prill 2021 fillon epoka e re”/ Presidenti Meta: Deklaratat e miqve evropiane shpresoj të dëgjohen deri të enjten

Publikuar më 27.10.2020
Meta ka reaguar në lidhje me qëndrimin e komisionerit Evropi...

Meta ka reaguar në lidhje me qëndrimin e komisionerit Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, për qëndrimin e tij ndaj Kodit Zgjedhor. Meta përmes një postimi në rrjetin social ka shpërndarë qëndrimet  ndërkombëtarëve për ndryshimet e bërë nga qeveria në Kodin Zgjedhor. “Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave […]

Lexo më shumë

Votimi/ Rrëzohet dekreti i Metës, Kodi Zgjedhor të enjten për rivotim në Kuvend

Votimi/ Rrëzohet dekreti i Metës, Kodi Zgjedhor të enjten për rivotim në Kuvend

Publikuar më 27.10.2020
Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e Metës për kthi...

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e Metës për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Nga 17 anëtarë prezentë, 15 votuan kundër dekretit kurse vetëm 2 pro, Alimadhi dhe Lita. Pas një debati për më shumë se 2 orë, mazhoranca i ka qëndruar bindjes se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen miratuar që […]

Lexo më shumë

Eurodeputeti gjerman thirrje për Kodin Zgjedhor: Institucionet si Komisioni i Venecias të respektohen nga të gjitha palët e përfshira

Eurodeputeti gjerman thirrje për Kodin Zgjedhor: Institucionet si Komisioni i Venecias të respektohen nga të gjitha palët e përfshira

Publikuar më 27.10.2020
Eurodeputeti gjerman i PPE, Michael Gahler i është bashkuar ...

Eurodeputeti gjerman i PPE, Michael Gahler i është bashkuar thirrjes së komisionerit për zgjerimin në BE, Olvier Varhelyi se Komisioni i Venecias duhet respektuar. Varhelyi tha për herë të dytë se opinioni i Komisionit të Venecias duhet të pritet nga Kuvendit dhe më pas ndryshimet në Kodin Zgjedhor të rivotohet. Sipas Gahler, institucionet e rangut […]

Lexo më shumë

Mazhoranca nuk pret opinionin e Venecias, dërgon me shpejtësi në Parlament dekretin e Presidentit Meta për Kodin Zgjedhor (Dokumenti)

Mazhoranca nuk pret opinionin e Venecias, dërgon me shpejtësi në Parlament dekretin e Presidentit Meta për Kodin Zgjedhor (Dokumenti)

Publikuar më 26.10.2020
Kuvendi pavarësisht thirrjeve nga BE nuk humbet kohë dhe nes...

Kuvendi pavarësisht thirrjeve nga BE nuk humbet kohë dhe nesër shqyrton në Komisionin e Ligjeve dekretin e Presidentit Meta për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pikërisht, Meta iu drejtua me një kërkesë për opinion Komisionit të Venecias për ndyshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara pa konsensus më 5 tetor në Kuvend, teksa […]

Lexo më shumë

PPE i kujton Ramës: Duhet të respektojë Opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor

PPE i kujton Ramës: Duhet të respektojë Opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor

Publikuar më 26.10.2020
Numri 2 i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev, mbësh...

Numri 2 i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev, mbështëti Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Njësoj si Komisioneri për Zgjerimin, Kovaçev kërkoi që qeveria dhe parlamenti të presin Opinionin e Venezias para se të votojnë për Kodin Zgjedhor. Reagimi i plotë Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi! Kodi Zgjedhor […]

Lexo më shumë

Koronavirusi detyron Këshillin e BE-së të ulë takimet në ‘minimumin absolut’

Koronavirusi detyron Këshillin e BE-së të ulë takimet në ‘minimumin absolut’

Publikuar më 26.10.2020
Këshilli i BE do të zvogëlojë takimet e ekspertëve fizikë &#...

Këshilli i BE do të zvogëlojë takimet e ekspertëve fizikë “në minimumin” dhe gjithashtu do të kufizojë videokonferencat në “tema përparësore” në përgjigje të rasteve në rritje të koronavirusit, tha të hënën presidenca gjermane. “Vala e dytë e pandemisë së koronës po godet kryeqytetin e BE, Bruksel me forcë të plotë. Shifrat e infeksionit në […]

Lexo më shumë

Kodi Zgjedhor/ Eurodeputeti David Lega: Rama duhet të presë opinionin e Venecias, kjo do të ishte qasje demokratike

Kodi Zgjedhor/ Eurodeputeti David Lega: Rama duhet të presë opinionin e Venecias, kjo do të ishte qasje demokratike

Publikuar më 26.10.2020
Eurodeputeti David Lega i ka bërë thirrje Ramës të presë opi...

Eurodeputeti David Lega i ka bërë thirrje Ramës të presë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e Metës për Kodin Zgjedhor. Sipas Legës, i cili është i dyti që reagon nga BE pas komisionerit Oliver Varhelyi, pritja e opinionit do të ishte një qasje demokratike nga parlamenti dhe qeveria shqiptare. Po ashtu edhe Oliver […]

Lexo më shumë