Durrës/ Arrestohet 57-vjeçari i dënuar me 16 vite burg në Itali (Emri)

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Policia e Durrësit ka arrestuar sot një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 16 vite burg në shtetin fqinjë.

Personi i arrestuar quhet Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës. Gjykata e Apelit në Milano, Itali, më datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg.

Daiu është dënuar më burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.