Durrës/ Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim kombëtar

Gjatë orëve të fundit, Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim kombëtarë për vepra të ndryshme penale.

Blutë Durrësit bëjnë me dije se në pranga ranë 28-vjeçari J.B pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Gjithashtu 36-vjeçari P.D., 36 vjeç, pasi në ngarkim të tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale “Dhunë në familje “.

Po ashtu u ndalua edhe 37-vjeçari A.S., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet