Duro: Emocione që ndeshem kundër Partizanit

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro ka theksuar se skuadra e tij është në formë të mirë dhe në këtë ndeshje nuk do të luajnë dy futbollistë. Ai shprehet se ndihet i emocionuar sa herë që luan kundër ish-skuadrës së tij, Partizanit. “Këtë ndeshje na mungon Muarem, ndërsa mbetet për t’u parë gjendja e Neldjekoviç. Nga formacioni që kemi luajtur këto ndeshje, mund të ndryshojnë 1 ose 2 futbollistë.

Shpresoj për një stadium të mbushur, pasi është ndeshja e parë këtë vit dhe kemi përballë Partizanin. Është e veçantë të luaj kundër Partizanit, duke parë edhe kohën që kam kaluar atje. Por, them se në Vlorë, deri tani ka shkuar gjithçka në mënyrë pozitive”, trajneri i skuadrës së Flamurtarit, Shpëtim Duro.

Të tjera

Abissnet