Duke pritur Izetin

Nga Gavrosh Levonja

Kthimi i Izet Haxhisë në Shqipëri u bë një ndër lajmet kryesore të mediave të vendit duke i dhënë një hapsirë të konsiderueshme. Kjo, më tepër falë prononcimeve të shpeshta gjatë këtyre kohëve të fundit të tij ku ai fliste për vrasjen e Azem Hajdarit, gjë për të cilën edhe është dënuar me 25 vjet heqje lirie, ndonëse i akuzuar vetëm si bashkëpuntor në atë që është konsideruar si “vrasja e shekullit”. Ndër të tjera, ajo që ka tërhequar vemendjem e opinionit shqiptar në ato ç’ka ka thënë Haxhia lidhur me vrasjen e Hajdarit, ka të bëjë me implikimin e Sali Berishës në të.

Kjo është dhe arsyeja, që lajmi për kthimin e ish-bodyguard-it të dikurshëm të zotit, Berisha ka shjkaktuar një farë entusiazmi në radhët e atyre që kanë dëshirë ta shikojnë ish-presidentin dhe ish-kryeministrin në pranga, por edhe të atyre që kanë premtuar se do ta ëjnë realitet këtë dëshirë të tyre. Tek tuk, del dhe ndonjë zyrtar i rëndësishëm i asaj kohe, i cili u bën jehonë atyre që pritet të deklarojë Haxhia në adresë të Berishës duke u rrekur të bëjë sa më bindës angazhimin e Berishës, madje dhe si ideator të vrasjes së Hajdarit duke e justifikuar këtë me faktin se “Berisha ishte i vetmi që përfitoi nga ajo ngjarje”.

Një versioni të tillë i u përmbajt dhe ish-drejtuesi i SHISH-it të athershëm, Fatos Klosi, ndonëse pak kohë më parë kishte folur me përçmim ndaj Haxhisë dhe atyre që thoshte ky. Sipas zotit Klosi, i cili ndërsa shprehet në mënyrë kategorike se “ish-kryeministri Berisha ka gisht në vrasjen e Azem Hajdarit”, e justifikon këtë me faktin që “Berisha pati përfitimin më të madh nga vrasja e tij…” Por, duke hamendësuar sipas kësaj logjike të “përfitimit” janë për t’u marrë në konsideratë dhe versione të tjerë. Kështu p.sh. duke pasur parasysh se një pjesë e eksponentëve të kolicionit të athershëm në pushtet si nga PS si nga aleatët e vegjël, nuk e “honepsnin” kryeministrin Fatos Nano, ndër të cilët ka qenë dhe vetë zoti Klosi, gjë që e ka deklaruar publikisht në intervistat e shumta të dhëna nëpër media, përfshi dhe komentet për shkarkimin e tij prej kryeministrit, nuk përjashtohet dhe mundësia e një plani të “antinanoistëve” për të “shpëtuar” nga Nano dhe Berisha.

Vrasja e Hajdarit do të sillte në atë që në fakt ndodhi më 14 shtator, ku “të revoltuarit” të cilëve u kishin vrarë “simbolin” pushtuan kryeministrinë dhe po të kishin gjetur aty kryeministrin do ta kishin vrarë. Këtë e deklaroi dhe vetë Nano kur duke I u përgjigjur pyetjes së një gazetari për ikjen e tij u përgjigj se “nuk kisha ndërmend të më nxirrnin me arkivol nga kryeministria…” Pikërisht “arratisja” e Nanos bëri që realizimi i një plani të tillë të mbetej në mes të rrugës. Kuptohet se pas ekzekutimit të Nanos nuk do të vononte dhe arrestimi i Berishës nën akuzën e organizimit të një grushti shteti. Lidhur me këtë, nja tri javë para 12 shtatorit një nga miqtë e mi të shërbimit sekret shqiptar më pyeti nëse kisha dëgjuar ndonjë gjë për një deklaratë të Berishës ku ky ishte shprehur se “…për ju të gjashtë do të vritet një njeri dhe pas kësaj ju do të dilni nga burgu…” Ishte koha kur ndodheshin në burg gjashtë funksionarë të PD-së të akuzuar për “krime lufte”.

Pak ditë më vonë kjo që më tha zyrtari i SHISH-it do të zinte vend në nje shkrim të botuar tek “Koha Jonë” në pjesën e siperme të faqes së dytë, nën të cilin ishte emri gazetarit Aurel Simoni, që, në mënyrë të heshtur pas pak ditësh do të lagohej nga gazeta pa adresë. Për çudi ky “lajm” nuk u publikua nga asnje media tjetër. Nga ana tjetër, normalisht, kujtdo që mund t’i shkojë nëpër mend një plan i mundshëm i Berishës për të eliminuar Azem Hajdarin, nuk ka si mos i tërheqë vemendjen një paradoks i madh. Si është e mundur që Berisha këtë ide të tij do ta realizonte me njerëz të pushtetit, konkretisht me drejtues e oficerë policie të cilët lëviznin me veturat e atij shteti që po bënte çmos ta çonte prapa hekurave ish-presidentin duke e ngarkuar me përgjësi për ngjarjet e vitit 1997. Jo vetëm kaq, po a mund të besohet një bashkëpunim i Berishës me një grup njerëzish, prej të cilëve ai ndjehej i kërcënuar aq sa e kishte të vështirë të shkonte dhe në vendlindjen e tij, Tropojë?

Në rrethana të tilla duken qesharake dhe supozimet për nxjerrjen e Hajdarit në pritë nga Berisha. Gjithashtu, gjatë vitit 1999, jo vetëm ata që vranë Azem Hajdarin, po u eliminuan dhe vrasësit e vrasësve, gjë që ishte e pamundur të realizohej nga opozita; në të kundërt ishte shteti ai që i kishte të gjitha mjetet dhe mundësitë për një ndërmarrje të tillë. Dhe në fakt, Izet Haxhia në intervistat e tij më shumë përgjegjës bën Klosin se Berishën. Në atë shtator të vitit 1998, një ngjarje tjetër tronditi Tiranën. Rreth një javë pas vrasjes së Azem Hajdarit, u qëllua për vdekje kolonel Ahmet Krasniqi, ministri i mbrojtjes së qeverisë së Kosovës që kryesohej nga Bujar Bukoshi. Nuk dihet a ka pasur ndonjë informacion për ndonjë motiv të përbashkët lidhur me këto vrasje, institucioni që drejtohej nga zoti Klosi? Nëse po, athere duke pasur parasysh se emrat e disa prej të dënuarve për vrasjen e Hajdarit ishin lakuar për trafik armësh në drejtim të Kosovës të lind dyshimi se arsyet e vrasjes së Hajdarit kanë qenë të ndryshme nga ato të pretenduara për një vrasje politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet