Duke blerë perime dhe biletë lotarie, Bebe Rexha shfaqet e pakrehur dhe pa grim (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar një foto që rrallë mund ta bëj publike një VIP. Ajo ju tregoi fansave një foto nga një ditë e zakonshme, ku duket e pakrehur dhe pa grim.

“I urrej fotografitë që më bëjnë paparacët, por e di çfarë, e publikova këtë sepse është e vërteta. Unë isha duke blerë perime për të bërë supë dhe bileta lotarie. Dhe kështu, fitova 25 dollarë”, shkruan Bebe Rexha në “Instagram”.

Aktualisht Bebe Rexha po shijon suksesin e shumë hiteve dhe është ndër artistet më të dëgjuara në botë.

Kujtojmë se 30-vjeçarja është nga ato personazhe që nuk ka komplekse të tregoj problemet me kilogramët e tepërta apo problemet e ndryshme që ka me shëndetin mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet