Duka: Shoqatat votojnë dhe Fino është i humbur

Publikuar më 02. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Nga Klevis Deda

Kandidati Fino ka theksuar se nuk do të njohë zgjedhjet në rast se votojnë shoqatat dhe akuzon Dukën se përdor federatën për politikë

Fushata e fuqishme për zgjedhjet e datës 7 shkurt për presidencën e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka vendosur përballë dy kandidatët kryesorë, Armand Duka dhe Bashkim Fino në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel. Debati ishte i nxehtë nga të dy kandidatët të cilët në disa raste dolën jashtë futbollit duke temë u bë politika.

Fino: Nëse shoqatat e paligjshme votojnë në Asamble, nuk do ta njoh rezultatin e zgjedhjeve. Çështja e këtyre shoqatave është tashmë në gjykatë.

Duka: Shoqatat janë tashmë pjesë e Asamblesë dhe do të votojnë si çdo anëtar i saj. Edhe nëse merret ndonjë vendim për t’i përjashtuar këto shoqata, ai hyn në fuqi vetëm në Asamblenë e ardhshme.

Fino: FSHF është një institucion që statutin e saj e mbështet në statutin e FIFA-s, e në të thuhet se nuk ka diskriminim. Në pikën e parë të statutit të FSHF, thuhet se Federata është asnjë anëse në çështjet politike dhe fetare. Në datën 8 shkurt unë duhet të jem asnjë anës. As nga pikëpamja juridike, e as nga pikëpamja politike asnjë deputet nuk ndalohet të kandidojë në një OJF, sepse FSHF është OJF.

Duka: Nuk mund ta mohoj të drejtën e Finos për të qenë kandidat. Ka plot raste, si në Rusi ku Presidenti i Federatës është edhe zv/kryeministër. Por nuk e konsideroj të drejtë veprimin e mosdhënies së dorëheqjes nga mandati i deputetit. E para se pse nuk është e drejtë ndaj atyre që do u kërkojë votën. E dyta: në një garë hyn me idenë për të fituar, e nëse mendon që ta mbash mandatin për të vazhduar si deputet nëse humbet, ke hyrë në garë për të humbur.

Fino: Integriteti im nuk është në atë nivel që unë të marrë leje për atë që duhet të kandidoj. Kam dhënë dorëheqje si sekretar i përgjithshëm. Doja të kisha kohë të mjaftueshme. Nuk kam pyetur fare zotin Rama nëse duhet të kandidoj për kryetar të FSHF. Kam kandiduar me dëshirën dhe koshiencën time.

Pse e sfiduat Dukën?

Fino: Sepse futbolli shqiptar mendoj se kishte nevojë për alternativë të re. Pas një konsumimi 16 vjeçar, ka nevojë për pastërti, për kthimin e besimit të njerëzve te futbolli shqip[tar. Ka nevojë për ndryshim drastik në drejtimin e FSHF. Këto janë pikat kryesore pse e kam sfiduar.

Cilat janë kualifikimet tuaja për ta bërë këtë detyrë?

Fino: Mendoj se të kualifikuarit për të marrë një detyrë kaq të rëndësishme,. Një mision publik, i kam deklamuar edhe në punët që kam bërë në parlament. Besoj se e kam një nga aftësitë më të forta për te menaxhuar.

Duka, Fino i tha arsyet. Po ju pse për herë të pestë?

Duka: Do të vazhdoja aty ku e la Bashkimi. Nuk do ta konsideroja si sfidant, por e falenderoj si kandidat. Nuk duhet ta shohë si detyrë për të sfiduar, por si dëshirë për të bërë diçka më mirë sipas mënyrës së tij. Patjetër që ka vend të bëhet më mirë. Kam vendosur për të qenë kandidat, pas një eksperience në këtë detyrë. Në momente shumë të mira të institucionit , rezultate shumë të mira. Me projekte, në një institucion ineksiztent pak vite më parë. Kemi bërë shumë gabime, por kemi pasur shumë suksese në ndryshimin e infrastrukturës. Kemi bërë dyfishim të numrit të futbollisteve. Suksese në garën brenda vendit. Kemi arritur atë që se ka arritur asnjë fushë në Shqipëri. Realizimi i Europianit, një ëndërr e madhe. Konsolidimi i institucionit, klubeve dhe

Arsyet për të vazhduar. Eksperienca dhe njohja e mirë e institucionit të FSHF. Niveli i kualifikimit dhe aftësitë menaxheriale dhe marrëdhëniet me komunitetin e futbollit.

Fino tre arsye: Të marrësh një fëmijë nga zero dhe ta bësh 16 vjeç, është eksperienca e dyta niveli menaxherial i menaxhimit natyrisht që ai vjen nga biznesi. Pika e tretë është e tepërte, duhet ta kursente Duka,. Por, s kishte çfarë të thoshte dhe tha marrëdhëniet me komunitetin e futbollit, që mendoj se nuk i ka shumë të ngrohta të pastra. Nëse sot ka mungesë besimi papastërti, nuk mund të jetë marrëdhënie e barabartë kur presidenti aktual punosh me dy standarde.

Mandati i deputetit, pse nuk e latë?

Fino: Po shpjegoj. Duka duhet ta dijë mirë dhe është mëse i qartë. FSHF është institucion që organizon dhe monitoron sport në vend dhe zbaton statuet e UEFA-s dhe FIFA-s Neni tre thuhet, jo diskriminim. Te statuti jonë thuhet që FSHF është asnjanëse. Pra, nuk ka asnjë pengesë, që meqë jam deputet, të mos kandidoj për kreun e FSHF. Pas datës 8, nëse zgjidhem, stafi dhe federata do të jetë asnjanëse në çështje politike dhe fetare.