Duka në shortin e Europianit, sensibilizon sportin për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti

Armando Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, e ka shfrytëzuar për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshilltarin e lartë të UEFA-s dhe ish futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.

Gjithashtu Presidenti Duka në takimin e zhvilluar me homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane iu ka kërkuar mbështetje për situatën e vështirë që po kalon Shqipëria.


UEFA në faqen e saj zyrtare ka shpërndarë linkun ku gjithsecili mund të kontribuojë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet