Duka mban fjalën pak para votimit: Mos e lini futbollin në dorën e një klani polik

Në fjalën e mbajtur pak para nisjes së votimit për zgjedhjen e kreut të FSHF-së, Armando Duka u kërkoi anëtarëve që mos e lënë futbollin në dorën e klanit politik, të përfaqësuar nga Fino.

“Një deputet i një force politike që është në pushtet dhe nuk pranoi ta heqë dorë nga mandati i tij por kandidoi me petkun e deputetit. Ju keni në dorë t’i jepni shqiptarit mesazhin për të zgjedhur njeriun e duhur ose të gabuar. Mos e lini futbollin në dorën e një klani polik që kërkon të kontrollojë edhe futbollin”, tha Duka.

Gjithashtu më pas Duka kërkoi votën e anëtarëve për të vijuar punën që të përmirësojë cilësinë e futbollit në Shqipëri.

“Gjendem para jush me plot emocion me momente historike qe kemi kaluar bashkë, krenar për ato që kemi arritur bashkë por jam i vetëdijshëm që mund të arrijmë më shumë. Kemi vendosur një majë në futbollin shqiptar dhe nuk mund të zbresim asnjë cm nga ajo. E kemi detyrim ndaj shqiptarëve. Dikur kemi pasur shumë vështirësi por tani çdo shqiptar anembanë botës thotë me krenari “Oh sa mirë me qenë shqiptar”. Kemi një intitucion të konsoliduar falë menaxhimit mirë institucional. FSHF është një institucion model për vendin tonë”, vijoi ai.

“Kemi përmirësuar cilësinë në infrastukturën duke ndërtuar dy stadiume kombëtare  ‘Elbasan Arenën’ dhe ‘Loro Boriçin’. Jo pa qëllim e lashë për në fund nuk mund ta le pa përmendur kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Europian. Gjatë gjithë viteve krijuam shumë përvojë, krijuam shumë miq dhe dashamirës në organizmat e futbollit Europian dhe Botëror. Orum shumë eksperienca të domosdoshme. Presidenti i një vendi të vogël duhet të punojë dhe shumë madje të punojë 100 fishin më shumë se çdo vend tjetër i madh”, u shpreh Duka.

Fino: Kampionati shqiptar, lodër në duart e të pasurve

Në fjalën e mbajtur kandidati për president të FSHF-së Bashkim Fino tha se kampionati shqiptar ka besueshmëri të ulët, dhe është në shumë raste lodër në duart e pak personave të pasur.

“Futbolli është më shumë se një lojë, me optimizëm, më të bashkua, më të integruar, më shumë futboll është më pak ilaçe, drogë, e fenomene negative. Ai është një ambasador i shkëlqyer i vlerave në botë. Unë ja për të kërkuar votën tuaj dhe për tu votuar nga ju, jo për personin tim, ato janë të njohura nga shumëkush, i bëri të njohura edhe presidenti akrtual, por të më votoni për statusquo, varfëri, e një sërë problemesh”, theksoi Fino.

“Duka kërkon votën e vazhdimësisë 16 vjeçare, duke premtuar të përmirësojë ato që ka bërë keq. Me keqardhje konstatoj se kampionati shqiptar është një nga ata me besueshmëri më të ulët në Evopë, i pastrukturuar dhe në shumë raste lodër në duart e pak personave të pasur. Çdo t’i bënte fondit administrata e FSHF-së do i investonte në bursë, me çfarë kriteresh janë përzgjedhur për projektet, a ka pasur preferenca, cili është raporti mes investimeve për paga e luksi të papërgjegjshme të FSHF, e justifikimi nuk është se janë miratuar. Ju Duka e keni keqpërdorur asamblenë”.

Të tjera

Abissnet