Duçe J. Baba autori i vjershërimit te Kalendari Kombiar 1900

Kush ishte autori i poezive flakëruese, që u shfaq pas vdekjes së Naim Frashërit. Studiuesit thonë se Duçe J.Baba është pseudonim. Përkthyesi, Reshat Agaj kur ka përkthyer librin mund të ketë pasur dijeni

Gëzim Llojdia

Poeti mirënjohur Sadik Bejko postoi   këtë shënim të shkurtër, kushtuar njërit prej poetëve të qiejve, lirikut më të madh shqiptar Lasgush Poradeci.

Bjenë Telat (Rapsodi)

Bjenë Telat ven e vinë/ Po na tundin Shqipërinë/Toskërin, Gegërinë/Me çdo vend me çdo krahine/Që në Shkodër në Janinë/ Që në Vlor’ e në Prishtinë/ Opopo ç”fitoj Lirinë!/Opopo ç’u ngrit rrëmeti!/Seç u tunt si vale deti/ Posi det që vjen me valë/ Po vjen rëndë e me ngadalë/ E po ndjek Smail Qemalë/ Smail-burri i shpje në Vlorë/ Me Flamur të kuq në dorë/ Me Flamurin e Lirisë /Mu ndë thelp të Shqipërisë! /Shqipëri moj Shqipëri! /Hidhe lark atë shami/ Që të treti në të zi/ Në vajtim e robëri!

Ky variant i poezisë Rapsodi (Bjene telat) të Lasgush Poradecit gjendet ne hyrje (fq 5) te librit Kujtime te Ismail Qemal Beut, botuar për herë të parë shqip në Toronto Kanada, me përkthim nga anglishtja të Reshat Agaj. Në librin Lirika, botuar ne vitet 1960, kjo rapsodi vjen në një variant ndryshe. Kam dy pyetje: Ka variante të tjera kjo poezi? Pse është botuar në disa variante? Mbase se atëherë ne komunizëm nuk lejohej të përmendeshin top ose etnike jashtë kufijve te vitit 1913 si Janina a Prishtina?Mbase se Lasgushi i përpunonte në disa variante poezitë? Të tjera përgjigje di të japë njeri? Poezia :”Rapsodi Popullore”: Bjene telat, që përkthyesi Reshat Agaj ka vendosur në hyrje të kujtimeve është marrë nga vëllimi poetik: “Ylli i zemrës “Bukuresht 1937.

2.

Teki Gjonzeneli nga Tragjasi i Vlorës me banim në Kenosha SH.B.A. Ish-i persekutuar, dhëndër i familjes Agaj, më dhuroi  disa vjet më parë një ndër botimet e rralla. Botimi “Kujtimet e Ismail Qemalit” është një nga 1000 copë  në gjuhën shqipe të publikuara për herë të parë në Toronto,Kanada. Brenda këtyre kontureve,brenda faqes së parë të këtij botimi gjejmë emrin e përkthyesit nga anglishtja Reshad Agaj. Faqja e dytë shfaq këto të dhëna: The Memoirs of Ismail Kemal Bey,  kujtimet e Ismail Qemalit si dhe editorin që në këtë rast është edituar nga Sommerville Story. Përkthyesi R.Agaj shkruan këtë dedikim: u kushtohet dëshmoreve te atdheut dëshmoreve te flamurit a tyre që ranë ne çdo vend dhe në çdo kohe për Shqipërinë e lirë e të pa varur për flamurin e shenjtë të Scanderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit.

4.

Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ nga qytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/E të gëzoç na të mjerët./ Ti që kur dole në jetë/, Që kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/ Edhe shpirtin zjarr e valë. (Nga Kalendari Kombiar” i vitit 1900(Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba).Poezia e dytë që është renditur pas kësaj i përket lirik Poradeci(“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).

5.

Reshat Agaj me punën e tij ka derdhur me një kosto jo të vogël.Kapitulli:Aksident në rrugë, përkthej kujtimet e Ismail Qemalit. Përshkrimi i R. Agaj është ky. Një ditë nëntori të vitit 1965, kur isha duke shkuar në punë në Dominion Citrus, duke kaluar rrugën, një autobus më ra pas krahëve dhe më hodhi përdhe me rrëmbim. Qe një aksident i papritur, më shumë nga pakujdesia e shoferit të autobusit, se sa nga pakujdesia ime. Ndeshja u bë anash, se, po të më kishte rënë përpara, do më kishte shtypur në vend. Kur rashë, i goditur nga pas, instiktivisht, Zoti më mësoi të vë dorën time në balle dhe duke rënë përtokë në xhade, dora ime e majtë iu bë mbrojtje kokës, që u përplas mbi të në tokë. Qe një tronditje e madhe, po nuk pësova asnjë dëm, qoftë në kockë, qoftë në ndonjë anë tjetër të trupit. Po nga rënia me fuqi, u trondita shumë sa hë për hë m’u muarën mendtë dhe pejzat e dorës në të mbërthyer, aty ku ngjitet krahu me shpatullën, u shembën. Kisha dhimbje shumë të forta e s’mund ta lëvizja dorën fare. Doktori me tha se këto dhimbje vijnë nga këputja e disa pejzave, që kanë lidhje me krahun e shpatullën e kështu shkaktojnë shumë dhimbje, të cilat do t’i kisha për shumë kohe. Doktori më dha leje të gjatë dhe më rekomandoi kura elektrike të krahut dhe ilaçe kundër dhimbjes. Meqenëse dorën fillova ta lëvizja pak dhe pas dy javëve nuk më dhembte si me parë, mendova të përktheja kujtimet e Ismail Qemal Vlorës, që kisha lexuar më parë dhe ndodheshin në bibliotekën e Torontos. Fillova nga përkthimi, duke mos patur dhe aq besim në veten time, nëse do ia dilja mbanë punës, ashtu si duhej. Faqet e para të përkthimit ua lexova për mendim dhe këshilla dy shokëve të mi, Viktor Emanolit dhe Zija Boriçit, të vetmit që kisha e që mund të më jepnin një gjykim mbi punën time. Me entuziazmin e tyre, ata më ngrohën dhe mund të them se përfundimisht më nxiten t’i futesha me vendosmëri kësaj pune. Kështu iu vura punës, se kohë kisha plot dhe brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tërë kësaj vepre. Më duhet të shtoj se tërë shpenzimet e botimit u vunë nga Nysret Bejkomalaj, i cili më tha të nisja botimin se harxhet do t’i kisha nga ai. Nysreti mori tërë paratë që mblodhëm nga shitja e më se dyqind copave dhe të tjerat që ai ka shitur me vonë. Ato copë libra që mbeten, gati 750-800, ia nisa Nysretit në Ottava, që t’i mbante atje, në rast se do të shiteshin më vonë ose, në qoftë se do të hapen Shqipëria e Kosova a kushedi ndonjë rast tjetër.

Si u shfaq emri i Duçe. J. Babës, poezitë dhe autorësia

Poezia e Duçe J.Baba është surprizuese ngase edhe koha e shkruar i përket vitit 1900. Është koha kur në vjeshtë, Naimi mbylli sytë për t’u bërë i qiellit. Nuk ka aspak dyshim. Kjo metaforë është gjuha e ëmbël shqipe. Këtë gjuhë e përshkon drita. Shuarja e Naimit një ditë vjeshte në Stamboll, nuk do të linte vendin bosh të poetëve shqiptarë. Dukej se një tjetër muzg vjeshte, po pllakoste përmbi shqiptarët. Përpara tij në fushë të tjerë rilindës, kishin zbritur. N.Veqilharxhi, Th.Mitko, J.Vreto, P.Vasa, K.Kristoforidhi. Koha e rezervuar për Naimin ishte mes viteve 1811-1900. Përtej këtij kufiri të gatshëm, prisnin të fillonin “mësymjen” në letrat shqipe të tjerë. Mbërrinte koha e Andon Zakos, Z.Serembes, N. Mjedes, etj. Pas lotit dhe dhimbjes, që shoqëronte shuarjen e tyre, ishte gati “skalioni” tjetër. Mirëpo koha e Dulce J.Baba është tashmë, ai cilësohet: Poet i ri dhe poezia e tij është flakëruese.

7.

Mbas këtij prezantimi ka shumë mistere dhe pyetje. Është e natyrshme në një hapësirë të tillë kohore kaq të largët. -Kush është ky poet i ri i quajtur Duçe J.Baba? -A mos vallë është ndonjë pseudonim? Begzat Balliu Universiteti i Prishtinës jep një përgjigje të tillë se nuk e ka hasur këtë emër ndonëse e ka shfletuar “Kalendarin kombiar”. Dr. N. Mërkuri nga Universiteti i Vlorës, thotë se duhet të jetë një pseudonim. Informata më të sakta mund të japin Nasho Jorgaqi, Rexhep Qosja,apo Dr. Moikom Zeqo. Nëse e kanë hasur diku këtë emër dhe kush fshihet pas këtij emri duhet të bëhet i njohur për shqiptarët. Reshat Agaj kur ka përkthyer librin e ka vendosur këtë emër në krye të faqosjes, përkthyesi mund të ketë pasur dijeni se kush ishte Duçe J.Baba, emër i vërtet apo pseudonim. Duhet të dimë edhe faktin deri në vitet 60 në Romë botohej:”Gazeta Flamuri’ dhe në emigracion një sërë gazetash që i përkisnin të mërgatës shqiptare, që gjendej përtej oqeanit dhe më gjerë saj. Duke kërkuar për kalendarin kombiar ,”Kalendari Kombiar (1897-1916, 1926,1928), botim i përvitshëm enciklopedik kulturor, letrar e politik i shoqërisë “Dëshira” të Sofjes. Numri i parë doli më 1897 me titullin “Ditërrëfenjësi” (kalendari) Kombiar” dhe nga viti 1901 e deri në fund u titullua “Kalendari Kombiar”. Gjatë viteve 1897-1900 u drejtua nga Kristo P. Luarasi me Kosta Trebickën dhe më pas edhe me Nikolla Naçon. Pas vitit 1900 botues i vetëm ishte Kristo Luarasi deri në numrin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet