Dubai, policët po trajnohen me motoçikleta fluturuese (VIDEO)

Këto pamje duken si skena të një filmi fantastiko-shkencor, por në fakt bëhet fjalë për një realitet, ku në Dubai policët kanë nisur të trajnohen me motoçikleta fluturuese për të luftuar krimin.

Pajisja S3 2019, e projektuar nga një firmë në Kaliforni, do t’i ndihmojë Blutë që të kundërpërgjigjen me shpejtësi në rast emergjencash, apo situata të paparashikueshme.

Në këtë video të publikuar nga mediat britanike shfaqet një zyrtar policie teksa mëson sesi të drejtojë një motoçikletë fluturuese me katër helika në një fushë futbolli.

Raportohet se motoçikleta fluturuese do të futet në përdorim praktik në vitin 2020 me dy ekipe që po mësojnë tashmë sesi t’i pilotojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet