
“Duam ngrohje”, me këtë pankartë ka rinisur viti në shkollën 9-vjeçare “Europa” në Elbasan, shoqëruar me një protestë në oborrin e kësaj shkolle.
Nxënësit kanë vendosur të bojkotojnë mësimin pasi mungon ngrohja në këtë institucion.
Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe prindërit, të cilët kërkojnë të jepet zgjidhje për këtë problem të hershëm në këtë shkollë.
“Kam shumë ftohtë. Nuk shkruaj dot. Vij nga shtëpia me xhup, me shall, me dorashka dhe nuk shkruaj dot. Pavarësisht se s’ka bërë shumë ftohtë deri tani, do të bëjë. Kemi kaluar 5-6 vite pa ngrohje. Duam ngrohje dhe kjo është thirrja kryesore”, shprehet njëra prej nxënësve.
Sipas tyre shkolla ka thuajse 3 vite që nga koha kur kaldajat kanë dalë jashtë përdorimit dhe pavarësisht thirrjeve të tyre, Bashkia e Elbasanit nuk ka marrë masa.
Këtë të hënë ka nisur mësimin për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili është i alternuar mes atij në klasë dhe online.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply