“Dua të punoj vetëm”, prostitutat rrahin keq shqiptaren në Itali

Një shqiptare prostitutë në Itali ka dashur që të punojë e vetme dhe duket se kjo “dëshirë” e saj ka bërë që të zbulohet edhe një rrjet i prostitucionit në shtetin fqinj. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Prato. “Ansa” shkruan se protagoniste është bërë një shtetase 34 vjeçe e cila donte të punonte e vetme dhe larg prostitutave të tjera.

Shqiptarja ka denoncuar dhunën në polici dhe për rrjedhojë karabinierët vunë në pranga një 50-vjeçar në Prato. Burri tashmë akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Burri i vënë në pranga kishte rolin e tutorit, kanë treguar hetimet. Ky person ruante dhe nxirrte në rrugë vajzat për të prostituuar. Episodi i dhunës ka nisur mbrëmjen e 5 prillit të vitit të kaluar, ku denoncimi i shqiptares ka çuar në zbërthimin total të rrjetit të prostitucionit. Tre nga prostitutat që kanë dhunuar 34-vjeçaren janë me origjinë shqiptare. Dy janë arrestuar, kurse njëra u shpall në kërkim.

/D.Xh/

 

 

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet