Dua Lipa publikon pamje nga momentet romantike me të dashurin 4 vite më të vogël (Video)

Thuajse të gjitha mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare bëri bujë lajmi se Dua Lipa ka nisur një lidhje dashurie me vëllain e modeleve Hadid.

Gjithçka u vërtetua vetëm pak ditë më parë ku çifti u panë duke u puthur e përqafuar në ditëlindjen e modelit dhe më pas në një festival në Londër.

Anwar Hadid dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore nisën të dilnin bashkë pasi kjo e fundit i dha fund lidhjes me shefin e kuzhinës, 33-vjeçarin Isaac Crew.

Ndërsa Anwar e shoqëroi Dua Lipan në koncertin “Amazon’s Prime Day” dhe u shfaqën mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, ata janë fotografuar teksa dilnin së bashku nga apartamenti i modelit. Madje Dua publikoi një video në “Instastory”, ku e konfirmoi romencën me të dashurin 4 vite më të vogël.

Natën e kaluar Anwar mbështeti Duan, e cila performoi në festivalin British Summer Time në Londër.

Duket se tanimë Dua ka rigjetur sërish dashurinë dhe po kalon momente mjaft të lumtura me modelin 20-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet