Dua Lipa përzgjidhet nga “Vogue”, mes vajzave që pushtuan vitin 2017

Këngëtarja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është përzgjedhur nga revista prestigjioze “Vogue” në mesin e 17 “vajzave që pushtuan vitin 2017”.

Dua Lipa ia doli që me hitin e saj “New Rules” të rrëmbente plot 800 milionë shikime në “Youtube”. Ajo u bë kësisoj artistja e parë femër që siguron vendin e parë në top-listën britanike që prej hitit “Hello” të Adele në vitin 2015.

“Dua patjetër që është pop-princesha që Britania ishte duke e kërkuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar revista “Vogue” për Dua Lipën.

“Shumë e nderuar që jam në mesin e grave të talentuara dhe të pabesueshme”, vijon artikulli. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet e nderuar që gjendet në mesin e grave më të talentuara.

Të tjera

Abissnet