Dua Lipa mesazh vajzave shqiptare: Edhe nëse vjen nga një vend i vogël mund të arrish shumë gjëra

Një nga vajzat më të suksesshme në fushën e muzikës, ka treguar se edhe nëse vjen nga një vend i vogël mund të arrish në majat e suksesit.

Gjatë një interviste të thënë për Billboard, Dua Lipa ka folur për karrierën, jetën dhe origjinën e saj. Dua ka thënë se është shumë krenare se ka dy kombësi, madje ajo ka thënë se ka një dashuri të madhe për Prishtinën dhe njerëzit atje.

23-vjeçarja ndau gjatë kësaj interviste një eksperiencë mjaft domethënëse, ajo tha se kur publikoi këngën e saj të parë, të gjitha klikimet i kanë ardhur nga Kosova. Kështu që nëse ajo do të fitonte një çmim Grammy do t’ia dedikonte popullit të Kosovës.

“Jam shumë krenare që kam dy kombësi. Përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për 4 vite derisa u shpërngula për në Londër. Kur publikova këngën time të parë, të gjitha klikimet erdhën nga Kosova. Të gjitha. Nëse fitoj, dua ti siguroj vajzave të reja që edhe nëse vjen nga një vend i vogël si Kosova mund të arrish shumë gjëra”, tha Dua.

Kujtojmë se ajo realizoi një koncertin “Sunny Hill” në Prishtinë me 10 gusht ku mblodhi emra të njohur të muzikës në Shqipëri dhe në botë.

Dua ka pasur suksese të tjera gjatë këtij viti pasi është e para artiste që performoi në Tomorroëland. Gjithashtu në çmimet e GQ, u shpall artistja më e mirë e vitit. Ndër të tjera, projektet muzikore që ka sjellë gjatë kësaj periudhe janë ngjitur në toplistat muzikore ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet