×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dua Lipa konfirmon zhvendosjen e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë, historia e plotë e përplasjes që trazoi Kosovën dhe lumturoi dyshen Veliaj-Rama

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila njëherësh ishte e përfshirë në organizimin e “Sunny Hill” ka reaguar pas anulimit të festivalit. Kjo pas zhvendosjes së tij në Tiranë, për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës. Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në InstaStory, ku u zbulua se festivali do të zhvendoset në Tiranë.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Megjithatë, krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë. Nga ana tjetër, babai i këngëtares, themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, u shpreh i dëshpëruar teksa ia ka dedikuar edhe një letër krerëve të shtetit.

Dua Lipa (Foto: Telegrafi)

“Sunny Hill” ishte paraparë të mbahej më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në një lokacion të ri, Bernicë. Ngjarja më e madhe kulturore pritej të kthehej pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, ka publikuar një letër të cilën ia dedikuar posaçërisht krerëve të shtetit rreth anulimit të Festivalit. Festivali u bë i ditur se u anulua për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë, me ç’rast është detyruar të zhvendoset në Tiranë. Ai u shpreh i dëshpëruar, ndërkohë që shtoi se vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit ka qenë rreth 23 milionë euro si dobi direkte për imazhin e shtetit, mbi 10 milionë euro për ekonominë e kryeqytetit si dhe promovim i vlerave më të mira të kulturës.

Dukagjin dhe Dua Lipa (Foto: Facebook)

Në bazë të tij, nga dhjetëra mijëra njerëz – gjysma e pjesëmarrësve vazhdimisht kanë qenë vizitorë nga jashtë Kosovës.

Të dashur miq,
Kjo është letra të cilën e kam shkruar me veshtirësi të madhe e me shumë zemër të rëndë por dërgesa e së njejtës ka qenë e paevitueshme.
Pas pritjeve, tentimeve, lutjeve e kërkesave, pas votimeve unanime dhe atyre të plotfuqishme prap e gjetem veten peng i politikbërjës në kurriz të festivalit dhe të rinjëve të Kosovës.
Vendimi ishte i vështire por i domosdoshëm.
Presim ditë më të mira e rikthim sa më të shpejtë në Prishtinë.
—————
E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,
Të nderuar ministra Krasniqi dhe Çeku,
E nderuara ministre Gërvalla-Schwarz,
I nderuari Kryetar i Prishtinës, zt. Përparim Rama,
Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë.
Edhe pse jemi duke hyrë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare dhe finalizim të procesit për përcaktimin dhe dhënien e një hapësirë në shfrytëzim për masovizim të platformës së festivalit, për të krijuar një ekosistem të gjerë përfitues për interesat strategjike të shtetit tonë në mbarë botën, gjithë kjo kohë ka qenë e pamjaftueshme për institucionet relevante për marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit Sunny Hill përgatitjet e domosdoshme për mbajtjen e një edicioni dinjitoz në Prishtinë.
Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asambleistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë.
Sa për sqarim, kërkesa identike, në fund të mandatit të kaluar komunal ishte votuar PRO unanimisht nga të gjithë asambleistët pa dallim partiak, por tani është rikthyer për plotësim, meqë ish-Kryetari Ahmeti nuk e kishte përgatitur dokumentacionin në formën e duhur.
Tani, kërkesa e njëjtë, edhe pse tërësisht e plotësuar sipas ligjit dhe konform kritereve të MAPL, u shndërrua në betejë politike mes partive në Kuvend Komunal, në kurriz të festivalit dhe dobisë që i njëjti e krijon për imazhin e shtetit dhe vlerave që ne si shoqëri i përfaqësojmë, përfshi edhe efektin direkt dhe zingjiror që festivali e krijon për ekonominë e kryeqytetit por edhe jehonën pozitive në mbarë botën, e cila në këtë periudhë është esenciale për vendin tonë.
Nevoja për fitore të vogla politike nga ana e asamblistëve komunal, fatkeqësisht mbeti mbi interesin e shtetit dhe mundësinë për rritjen e një platforme të rëndësishme të diplomacisë kulturore dhe turizmit kulturor.
Në letrën dërguar tek MAPL, Sunny Hill Festival ka treguar se nuk ka nevojë për pronë publike për 99 vjet. Ne nuk kemi nevojë për tokën e shtetit, por Prishtina ka nevojë për hapësirë e cila i plotëson kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror dhe Festivali ka nevojë për shtëpi të përhershme në qytetin e tij.
Meqë Prishtina nuk e ka një hapësire të tillë, ne kemi shprehur gatishmërinë që hapësirën e ndarë nga Komuna e Prishtinës, (tokë djerrinë dhe e pa përdorshme sot) të kthejmë në një PARK PUBLIK, të qasshëm për të gjithë qytetarët, para dhe pas përdorimit për nevojat e festivalit dhe nën mbikqyrjen e organizatës Sunny Hill.
Sunny Hill sjell disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, krijon publicitet masiv për vendin tonë në tërë botën (vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurove si dobi direkte për imazhin e shtetit), ka sjell deri në 10 (dhjetë) milionë euro për ekonominë e kryeqytetit, si dhe promovon vlerat më të mira të kulturës, muzikës dhe rinisë tonë nëpër botë. Për më shumë, me dhjetëra mijëra njerëz ose mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës.
Në çdo edicion të Sunny Hill Festival, të rinjtë tanë bashkë me moshatarët e tyre nga vende të ndryshme të botës vijnë në Prishtinë për të parë artistët e tyre të preferuar duke performuar në skenën më të madhe të muzikës në vendin tonë.
Efekti social, kulturor dhe ekonomik i festivalit është i pamohueshëm. Aq më shumë kur dihet madhësia e diasporës tonë nëpër botë dhe nevoja që ne si shtet dhe shoqëri kemi t’i krijojmë rinisë tonë jashtë vendit arsye shtesë për ta vizituar vendlindjen e tyre në baza të rregullta vjetore.
Ne kujdesemi që në çdo edicion, Sunny Hill të bëhet lajm pozitiv në mediat më relevante të botës (përfshirë shumë shtete të cilat ende nuk e kanë njohur shtetësinë e saj), dhe që nga edicioni i tij i parë festivali ynë është bërë sinonim i përpjekjeve perëndimore të Kosovës dhe demografisë së saj të re, si vlerë shumë domethënëse me të cilën përfaqësohemi ndërkombëtarisht.
Me Sunny Hill Festival, në Prishtinë krijohet një moment i ri kulturor, ku shteti më i ri në Evropë sjell emrat më të njohur të muzikës së kohës sonë, në kryeqytetin më të izoluar në Evropë.
Prishtina ishte nikoqire e disa prej emrave më të mëdhenj botëror të muzikës, duke përfshirë Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, dhe dhjetëra artistë të huaj e vendorë të cilët bëhen bashkë, krijojnë sinergji dhe e bëjnë të mundur që Kosova të bëhet trend ditor global në dhjetëra shtete të ndryshme të botës.
Shteti ynë, Prishtina si kryeqytet dhe rinia e Kosovës, deri më tani janë shfaqur mbi 500 milionë herë gjithsejt në kanale digjitale, tek audiencat ndërkombëtare përmes Sunny Hill. Vetëm në edicionin e kaluar, janë publikuar mbi 557 artikuj pozitiv në mediat ndërkombëtare, përfshi edhe televizionet e ndryshme nacionale amerikane, të cilat shikohen nga qindra miliona njerëz në ditë në gjithë botën.
Në anën tjetër, në aspektin ekonomik bizneset e vogla dhe të mesme vendore prezantohen para një audience masive e cila ka kërkesë të jashtëzakonshme për konsumin e produkteve të tyre, dhe eksperiencë të re të konsumit vendor. Hotelet dhe bujtinat private plotësojnë 100 për qind të kapacitetit të tyre të dhomave dhe shërbimeve tjera të ofruara ndaj mysafirëve të cilët vijnë në Prishtinë dhe qytetet tjera përreth.
Meqenëse muzika i kapërcen krejt kufijtë, ne synojmë që vazhdimisht të ftojmë muzicientë dhe interpretues të njohur botërorë në Prishtinë, për të përmirësuar shkëmbimet dhe rrjetet ndërkulturore me artistët lokal. Aktivitetet kulturore të Kosovës rriten me festivalin, pasi artistët vendas shkëmbejnë kontakte me muzikantë e producentë të famshëm botëror, dhe krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi dhe depërtimi në skenat e mëdha të muzikës botërore.
Angazhimi i grupeve të pakicave si dhe i njerëzve me prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të larmishëm dhe gjithëpërfshirës. Në Sunny Hill Festival promovohen vlerat demokratike, duke qenë se vetë karakteri i festivalit po forcon demokratizimin e vendit përmes fuqisë së muzikës, kulturës dhe artit.
Misioni ynë është të evoluojmë më tej festivalin tonë, ta masivizojmë atë, në mënyrë që të bëhet simboli më i mirë përfaqësues i rinisë dhe kulturës së Kosovës, duke ri-modeluar imazhin e vendit tonë dhe vlerave që ne përfaqësojmë si shoqëri, dhe duke e bërë Prishtinën dhe Kosovën një ndër destinacionet kryesore në Evropë për muzikën moderne.
Qëllimi ynë është që të krijojmë një efekt pozitiv në shoqëri, duke shtuar vlerë të shumëfishtë përmes numrit të madh të vizitorëve, të rrisim të ardhurat në ekonominë e vendit si dhe aktivitetet turistike, nga të cilat shteti ynë, shoqëria jonë dhe bizneset vendase përfitojnë drejtpërdrejt.
Si platformë e madhe, e me ngritje të jashtëzakonshme, ne besojmë fuqishëm se misioni ynë është në përputhje të plotë me objektivat e institucioneve që ju drejtoni, prandaj kërkojmë mbështetjen e të gjitha institucioneve relevante të Republikës së Kosovës për finalizimin sa më të shpejtë të procesit të dhënies së hapësirës në shfrytëzim, në mënyrë që Sunny Hill Festival 2023 në vitin e ardhshëm të vazhdojë të mbahet edhe në Prishtinë, qytet të cilit edhe i takon.
Si ngjarje e veçantë, Sunny Hill Festival i sjell Kosovës më tepër vëmendje, publicitet masiv dhe vlerë të matshme pozitive nga të gjitha anët e botës se sa çdo projekt tjetër privat apo shtetëror që ndodh në Kosovë. Në këtë mes, nuk po llogaris aspak angazhimet e mia dhe të familjes sime për promovimin e shtetit, udhëheqësve të shtetit dhe rinisë dhe vlerave që i kemi.
Mbesim me shpresë që përgjigja jonë merr vëmendjen tuaj, në mënyrë që kredibiliteti i Festivalit dhe kredibiliteti im personal dhe i familjes sime të mos mbes në duart e asamblistëve që për betejat e tyre politike na vendosin në situata të këtilla jashtë çdo logjike te shëndoshë, dhe na sjellin deri tek humbja e mundësisë më të mirë të promovimit, diplomacisë dhe turizmit kulturor që e ka dhe mund ta kishte Kosova për një kohë shumë të gjatë.
Me nderime
Dukagjin Lipa
themelues dhe organizator i Sunny Hill Festival

 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal: Kërkuan 17 ha tokë për 99 vjet

Lidhur me dhënien e pronës komunale në shfrytëzim sqarojmë se, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nga momenti i parë ka trajtuar me kujdes maksimal Vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim. Po ashtu njoftojmë opinionin publik se MAPL nuk e anuluar apo rikthyer në rishqyrtim këtë vendim, por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë.

Nisur nga fakti se institucionet lokale janë konstatuar me vonesë për shkak të procesit zgjedhor, MAPL në fillim të këtij viti ju ka mundësuar të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe Prishtinën, shpalljen e listës së pronave që do të jepnin në shfrytëzim deri me 31 mars 2022. Në anën tjetër, vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “The Sunny Hill”, me procedurat e negocimit të Kryetarit të Komunës, është aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës me 10.05.2022, ndërsa për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministri është pranuar me datë 16.05.2022. Ani pse lënda nuk ka qenë e kompletuar, duke vlerësuar edhe rëndësinë e një veprimtarie të tillë, MAPL në përputhje me kompetencat sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore. Përveç kësaj lënda kishte disa dokumente esenciale që mungonin në aplikacion për të cilat kërkuam po ashtu sqarime shtesë:

a) Projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimit;

b) qarkullimin bankar për vitin paraprak, ashtu siç është paraparë me nenin 23 të Rregullores (qrk) nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces. Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë. Aktualisht Ministria jonë është në pritje të përgjigjes në pyetjet që i kemi dërguar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Duke e ditur rëndësinë e cilitdo investim madhor dhe nevojës për projekte serioze dhe gjithnjë përmes procedurave siç parashohin ligjet dhe rregulloret, por edhe në përputhje me interesin dhe mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike ju njoftojmë se jemi në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë.

Alban Kastrati, përfaqësues i “Sunny Hill” tha se ata janë pala më e palumtur për dështimin e mbajtjes së festivalit në Prishtinë. Në një lidhje direkte në #Gjesi në T7, Kastrati u pyet edhe për deklaratën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili tha se pati presion ndaj Qeverisë për të marrë vendim, dhe kjo sipas tij ka vështirësuar gjithçka.
“Absolutisht e pasaktë sepse ne prej fillimit kemi diskutu me Qeverinë”, tha Kastrati.

“Ne në vitin 2019 kemi zhvillu bisedime për caktimin e një hapësire për festivalin… Kemi zhvillu diskutimet dhe është identifiku një hapësirë nga Komuna e Prishtinës në atë kohë”, tha ai. Kastrati tha se i kishin treguar Qeverisë “që nevoja për procedimin e këtij procesi është e madhe. Ai tha se “edhe tani kur po flasim nuk ka vendim”. Sipas tij, ka qenë e pamundur që të pritet edhe më tutje për një vendim nga Qeveria. “Në këtë situatë ka qenë e pamundur me pritë më shumë”, tha ai.

Kastrati tha se “ne kemi dashtë me qëndru në Prishtinë”. Ai përmendi “betejat mes partive politike” që tha se u bënë në kurriz të këtij festivali. “Definitivisht jemi pala më e palumtur në proces sepse betejat kanë filluar mes partive politike në kurriz të festivalit”, tha Kastrati. Edhe tani që është njoftuar zyrtarisht se festivali është zhvendosur në Tiranë, Kastrati nuk heziton të thotë se do të donin të mbahej në Prishtinë. “Natyrisht që kishim pasë dëshirë që ky festival të mbahej në Prishtinë”, tha ai.

Kastrati tregoi se është paraparë “rekord i pjesëmarrjes” e edhe “rekord i akreditimit të mediave ndërkombëtare që kanë pasur të vijnë në Prishtinë”. Supozimet se Dukagjin Lipa mund të ishte marrë vesh paraprakisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për mbajtjen e festivalit atje, Kastrati i quajti konspiracione. “Ajo është një konspiracion shumë i çuditshëm sepse Dugi dhe kryetari i Tiranës njihen moti. Mund të ketë diskutime të rastit”, tha ai. Kastrati siguroi ata që nuk duan të shkojnë në Tiranë për festivalin se do të kompensohen plotësisht për paratë e shpenzuara në blerjen e biletave.

Reagime të ashpra në Kosovë

“Sunny Hill Festival 2022” tashmë u bë e ditur se do të ketë një lokacion të ri pas anulimit në Prishtinë dhe do të zhvendoset në Tiranë për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës. MAPL po ashtu bëri një sqarim në lidhje me dhënien e pronës duke ia lënë fajin Komunës së Prishtinës.

Megjithatë, zhvendosja e “Sunny Hill Festival” në Tiranë nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e artistëve e po ashtu edhe politikanëve. Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Besnik Tahiri, Vlora Çitaku dhe Lutfi Haziri – janë disa prej politikanëve që kanë reaguar në lidhje me anulimin e “Sunny Hill”. Memli Krasniqi – Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë. Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival. Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë. Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp!”.

Lumir Abdixhiku – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

“Kjo Qeveri nuk di të krijojë e ndërtojë, por ajo nuk i lejon as të tjerët të krijojnë e ndërtojnë. Sot, refuzimi paranoik i pushtetit të Kurtit i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë. Detyrimi për largim i festivalit “Sunny Hill”, ngjarjes që vendoste Kosovën në hartën kulturore botërore, është skandal i pariparueshëm për vendin tonë. Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, është shuarje e mundësisë për të rinjtë e të rejat tona që megjithatë afër vetes kishin një ngjarje që shumë shtete do ta donin. Shteti ynë paranoik këtë ngjarje nuk e do.
Ata bënë çmos të refuzojnë vendimin e qeverisjes së LDK-së në asamblenë e kryeqytetit për të mbajtur një ngjarje si kjo në Kosovë përherë.

Kjo politikë paranoike, është vazhdimësi e zymtësisë politike që popullistët e pushtetit në çdo hap të tyre po e prodhojnë. Këtë Kosovë të shpërfytyruar të tyre, qytetarët tanë nuk e meritojnë”.

Besnik Tahiri – Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

“Sot, paradite fola për vendimmarrjen shumë të ngadalshme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar më kqyrke çka po them!!!! Tash qe edhe deklarata zyrtare që në mungesë të ekspedivitetit dhe dinamikës së mirëfilltë në punë, e humbëm një festival që e patëm në promovim të Kosovës – atë të Sunny Hill. Shkoi në Tiranë!!!! Me këtë qasje totalisht fëmijërore dhe joserioze, se di ku është nisur kjo qeveri. Dorëheqje për ‘Qeverinë Breshka’”.

Vlora Çitaku – Nënkryetare e PDK-së

“Dua Lipa është yll botëror! I mbushë stadiumet kudo në botë. Secili kryeqytet në botë kish me e pasë lakmi Sunny Hill Festival. Ama bash secili. Hiq ma larg se para pak ditësh, Kryeministri i Luksemburgut na foli në Dublin për Duan, Dugin, dhe dëshirën e tij për të ardhë ne festival në Prishtinë. Bile, me mburrje na e tregonte një foto me yllin tonë. Kosova ka nevojë për Duan, jo Dua për ne. Dështim dhe sabotim i qëllimshëm nga ana e Qeverisë”.

Lutfi Haziri – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

“Është e drejtë e Komunës me e dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival qysh është Sunny Hill. Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hillin, me e mbajtë në vendlindje. Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës. Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës këtë vlerë, me përmasa ndërkombëtare!”.

‘Festë’ në Tiranë

Në Shqipëri njoftuan me entuziazëm të madh që festivali “Sunny Hill” ishte zhvendosur atje. Fillimisht, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi në Instagram, duke shpërnarë njoftimin e “Sunny Hill”. Edhe më i lumtur për këtë u duk kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “LAJM I MIRË. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”, ka shkruar Rama “S’ka si Tirona jo”, ka shtuar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Publikuar më 16.08.2022
Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqt...

Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur më 22 korrik masën arrest shtëpie për gjyqtaren e Elbasanit. Të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Ky vendim u la […]

Lexo më shumë