Drogë në serat me domate, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë dhe dy rumunë janë arrestuar nga policia italiane, pasi iu janë gjetur lëndë narkotike në serat me domate, ku ata punonin. Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë përfunduar Andi Sina 36 vjeç dhe Enio Toska 18 vjeç. Sera me domate ishte në Raguza dhe se aty prodhohej marijuanë, së bashku me perime.

Në pranga kanë përfunduar edhe dy rumunë e ata janë me inicialet M.A dhe A.E, 36 dhe 18 vjeç. Personat e arrestuar do të përballen edhe me akuza shtesë. Atyre iu gjetën edhe pistoleta me fishekë si dhe iu zbulua fakti se e vjedhin energjinë elektrike. Kjo është arsyeja se përse atyre iu shtuan edhe dy akuza: “mbajtja e armëve pa leje” e “vjedhja e energjisë elektrike”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet