Drogë në Elbasan, arrestohen 4 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (Foto)

Policia e Elbasanit ka finalizuar një tjetër goditje në fushën e narkotikëve, ku janë sekuestruar një sasi kanabis sativa, janë arrestuar 4 persona dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Operacioni policor i koduar “Palestra” ka vënë në pranga shtetasit;  R.R., 26 vjeç, B.A., 26 vjeç, D.P., 25 vjeç dhe V.T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Elbasan

Tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “PALESTRA”

Goditet një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohet lëndë narkotike, automjete dhe celularë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R.R., 26 vjeç, B.A., 26 vjeç, D.P., 25 vjeç dhe V.T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet