Droga në Velipojë, kapet edhe i riu tjetër që ishte në kërkim (Emri)

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një shtetas 30-vjeçar i identifikuar si Gjovalin Ndoji është i arrestuari i radhës në vijim të operacionit të policisë “VILUNI BEACH”.

“Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa”- njofton policia.

Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal.