Drejtori i Policisë Rrugore intervistë për mediat, pas krahëve të tij përplasen dy makina

Pak momente më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola, dha një intervistë për mediat në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërkohë, gjatë momentit të intervistës, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Në atë moment, drejtori i Policisë Rrugore ka kthyer kokën pas dhe i ka bërë thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u bërë shkak aksidentesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet