Drejtorët e rinj të burgjeve, ja lidhjet që kanë me PS-në…

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Ministria e Drejtësisë publikoi dje emrat e drejtuesve të burgjeve, të cilët sipas kësaj ministrie ishin përzgjedhur me konkurs. ku renditeshin drejtorët e burgjeve, që sipas këtij institucioni kanë fituar konkurset. Por ccuditërisht nga 24 emra të publikuar 5 prej tyre kanë lidhje direkte me Partinë Socialiste, duke ngritur dyshime të forta për mënyrën sesi është organizuar nga Ministria e Drejtësisë i  ashtëquajturi konkurs. Kështu Ilir Aliaj është emëruar drejtor i qendrës së së Paraburgimit në Vlorë. Aliaj vjen direkt nga rradhët e PS-së, madje ka mbajtur postin e kryetarit të PS në këtë qytet.

Fatjon Kurti është emëruar në krye të burgut të Burrelit, pozicion që e mbante edhe më parë, por që u larguar nga detyra me propozim të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend bardhi, pasi shkeli ligjin duke marrë pjesë në fushatat e Partisë Socialiste. Andis Salla, pjesë e struktuirave të FRESSH-it (Të rinjve socialistë) është emëruar drejtori i burgut të Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë aktiv në fushatën e fundit të PS-së në këtë qark, ccka duket se është edhe arsyeja kryesore e emërimit të tij në postin shtetëror. Drejtor i burgut të Lushnjes është emëruar Judmir Shurdhi. Ky i fundit ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në 2015-ën. Deri në momentin e emërimit në këtë detyrë, ai ka mbajtur postin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës dhe është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në qytet. Një tjetër emër është ai i Emin Shpata, me përvojë në Policinë e Shtetit. Në fushatën e fundit raoportohet se ka qenë aktiv në qarkun e Elbasanit në mbështetje të Partisë Socialiste.

Syri.net