Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 37-vjeçari nga Berati

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Policia e Beratit ka arrestuar një 37- vjeçar, pasi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.

Personi i arrestuar është Armando Osoja, i cili ishte në drejtim të automjetit, ka rezultuar i dehur nga testi  i alkoolit. Ndërsa pasagjerë ishte djali i tij i mitur, 11-vjeçari B.O, si dhe një pasagjer 33- vjeçar me iniciale R.S.

Sipas policisë së Beratit, drejtuesi i mjetit dhe djali i tij 11- vjeçar kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 33-vjeçari R.S, është dërguar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.11.2017, nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Armando Osoja, 37 vjeç, banues në lagjen Çirim, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrotondoja e Çiflikut’’, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA118AB, ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rruge.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe djali i tij shtetasi B.O, 11 vjeç të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet shtetasi R.S, 33 vjeç, banues në Ura Vajgurore, po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi alkoolit i kryer me aparatin Drager drejtuesi mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’’ dhe ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit’’, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.