Dramë për Bobo Vierin, ish-ylli i Interit humbet fëmijën me Kostancën

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ish-ylli i kombëtares italiane dhe Interit Bobo Vieri ka marrë një lajm të keq.

Vieri dhe moderatorja e njohur, Kostanca Karaçiolo, kanë qenë në pritje të fëmijës së tyre të parë, por çifti ka dalë publikisht në media duke treguar mbi lajmin e hidhur se ata e kanë humbur fëmijën.

Gjatë ditës së djeshme, Bobo Vieri dhe Karaçiolo kanë thënë se: “Me sa duket, fati nuk ka qenë në anën tonë këtë herë. Me hidhërim ju themi se e kemi humbur fëmijën që prisnim. Ju lutemi, respektojeni këtë moment delikat për ne”.