×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dosja e zhdukjes së 1300 kontenierëve alarmon qeverinë/ Rama ndryshoi strategjinë e tij (FOTO)

ramNga Sergio di Stasio

Prokuroria e Durrësit ka vepruar me shpejtësi duke hapur hetime pas zbulimeve të gazetës “Roma” për 1300 kontejnerët me mbetje urbane dhe industriale, “të zhdukura” në territorin shqiptar, gjatë rrugës për në Maqedoni.

Siç del nga vendimi i Këshillit të Ministrave i shtatorit 2016, i cili autorizoi importin dhe tranzitin e mbetjeve kimike e industriale, dëshmon pa diskutim interesimin e fortë e sferave të larta të Tiranës për t’i dhënë hapësirë një biznesi që ishte mohuar dhe që askush nuk e mendonte se mund të autorizohej pikërisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Ishte ai që gjatë fushatës elektorale kishte dalë kundër importit të mbetjeve. Një ndryshim kursi kaq i madh duhet justifikuar dhe jo thjesht nga ana politike.

Po hetohet edhe nga ana italiane. Janë të paktën 13 hetime të hapura për trafikun e mbetjeve jashtë vendit, e fundit ajo për kontejnerët e humbur në Shqipëri.

Pas zbulimeve të “Romës”, shumë televizione e gazeta, në Shqipëri, Greqi e Maqedoni, po e ndjekin me vëmendje ngjarjen. Siç u tha edhe më sipër, Prokuroria e Durrësit – qyteti portual nga i cili kontejnerët hynë në Shqipëri, të ardhur me anije nga porti italian i Gioia Tauros – pasi nisi hetimet ka lëvizur me shpejtësi në kërkim të përgjigjeve.

Edhe Ministria e Mjedisit, pas verifikimeve të para, ka siguruar se jo vetëm duhet sqaruar misteri i kontejnerëve, por edhe që as ata dhe as shumë të tjerë nuk kanë kërkuar apo marrë lejen e nevojshme për tranzitin e mbetjeve në territorin e vendit. Në Tiranë janë rritur polemikat e opozitës kundër qeverisë së drejtuar nga Rama.

Shefi i opozitës ka folur për gjenocid ambientalist, duke përdorur një metaforë të fortë, sigurisht, por e përshtatshme për dhjetëra episode helmimi të territorit në më pak se një dekadë.

Ndërkohë, pranë ambasadave italiane në Shkup e Tiranë ka një prani të shtuar të Guardia di Finanza, e cila heton për kontejnerët e humbur dhe për rrugët e trafikut të helmeve.

Nëse 1300 kontejnerë mbetjesh zhduken në një vend si Shqipëria, me siguri që trafikantët duhet të kenë bashkëpunëtorë. Dhe dyshimin që edhe politika mund të jetë, në një farë mënyre, në çështjen e mbetjeve e konfirmon ligji që një “lob” deputetësh kërkoi ta kalonte në parlament për të legalizuar importin ndërkufitar të mbetjeve. Ligj, ndër të tjera, i mbështetur fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, i cili hedh poshtë në këtë mënyrë premtimet dhënë zgjedhësve gjatë fushatës elektorale.

“Kurrë më mbetje nga jashtë në Shqipëri”, tha atëherë. Dhe, në një vend pa impiant përpunimi, ku edhe landfilli i Tiranës duket si një kazan në qiell të hapur, arkaik dhe i rrezikshëm për shëndetin, mbetet për t’u pyetur se si kishin menduar të merrnin edhe mbetjet e të tjerëve.

Vendimi i qeverisë ka tërhequr mbi vete shumë kritika. Në Shqipëri, gjatë këtyre viteve, është pjekur një sensibilizim i fortë ambiental: qytetarë, shoqata, parti politike, përpiqen të mbrojnë territorin dhe shëndetin e qytetarëve pikërisht nga “karteli” i interesave.

Rama këta interesa i përdori në fushatën elektorale. Kthimi i pashpjegueshëm prapa trazon ujërat, të turbullt që më parë, të politikës shqiptare. /Syri.net/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gazetarja zvicerane shkruan me admirim për festimin e Krishtlindjes në Prishtinë

Gazetarja zvicerane shkruan me admirim për festimin e Krishtlindjes në Prishtinë

Publikuar më 25.12.2017
Gazetarja zvicerane, Aleksandra Hiltmann, e cila më 24 dhjet...

Gazetarja zvicerane, Aleksandra Hiltmann, e cila më 24 dhjetor është kthyer nga Prishtina, në një artikull për albinfo.ch shkruan mbi atmosferën e atjeshme festive në prag të Krishtlindjes. Ajo zbulon shkaqet përse në një vend me shumicë myslimane festohet me kaq entuziazëm një festë e krishterë Një vizitë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, tregon: […]

Lexo më shumë

Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Publikuar më 25.12.2017
Viti që po mbyllet në vendet e rajonit kaloi pothuajse si ai...

Viti që po mbyllet në vendet e rajonit kaloi pothuajse si ai i mëparshmi, i ndjekur nga krizat politike, mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, protesta të shoqërisë civile, si dhe çështje të tjera gjyqësore SHKUP/TIRANË/PRISHTINË (AA) – Çështjet politike dhe protestat anti-qeveritare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë ishin disa nga çështjet kryesore nga një […]

Lexo më shumë

Ndryshon moti, nesër pritet të fillojnë reshjet e shiut

Ndryshon moti, nesër pritet të fillojnë reshjet e shiut

Publikuar më 25.12.2017
Merr një tjetër kthesë moti. Ditën e nesërme sinoptikanët pa...

Merr një tjetër kthesë moti. Ditën e nesërme sinoptikanët parashikojnë reshje lokalisht mesatare gjatë pjesës së dytë të ditës në veri dhe reshje të dobëta lokale në qendër dhe jugperëndim. Në Alpe, në lartësi të mëdha, ato do të jenë në formën e borës, parashikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Temperaturat Nesër (e […]

Lexo më shumë

Përdoruesit “kryqëzojnë” “Apple”-in lidhur me bateritë e “IPhone”-ve, reagon kompania

Përdoruesit “kryqëzojnë” “Apple”-in lidhur me bateritë e “IPhone”-ve, reagon kompania

Publikuar më 23.12.2017
Lajmet se “Apple” ngadalëson qëllimisht celularët e vjetër s...

Lajmet se “Apple” ngadalëson qëllimisht celularët e vjetër sapo të dalin modelet e reja u përhapën masivisht në rrjetet sociale këtë javë. Kompania prestigjioze më në fund e pranoi, bateritë kanë një jetëgjatësi të shkurtër dhe e ngadalësojnë punën e celularit sapo të vjetrohen. “Apple” nuk u ndal me kaq, por në një reagim zyrtar […]

Lexo më shumë

Prezantohet telefoni i adhshëm i markës “Samsung”

Prezantohet telefoni i adhshëm i markës “Samsung”

Publikuar më 13.12.2017
Ka një patentë të re të Samsung të publikuar sot që tregon n...

Ka një patentë të re të Samsung të publikuar sot që tregon një telefon potencial të dyfishtë me një ekran të gjithanshëm që shtrihet edhe në pjesën e pasme të pajisjes, i shfaqur nga LetsGoDigital. Dhjetë vizatime konceptuale i referohen një “pajisjeje ekrani” dhe tregojnë një ekran të madh kryesor në pjesën e përparme që […]

Lexo më shumë

Rama dhe Toni Blair bisedime për t’u shitur ujin shqiptar italianëve

Rama dhe Toni Blair bisedime për t’u shitur ujin shqiptar italianëve

Publikuar më 26.11.2017
Ujë dhe gaz që “vrapojnë” së bashku në fundin e detit, janë ...

Ujë dhe gaz që “vrapojnë” së bashku në fundin e detit, janë tentativat mes Shqipërisë dhe rajonit të Puglias në Itali. Është ky propozimi i hedhur nga guvernatori puliez Michele Emiliano gjatë fjalës së tij në Caserta në konventën me titull: “Nga qymyri në Paris” Takimi me Ramën dhe Toni Blair, raportimi i “Lecce Sette”: […]

Lexo më shumë

Nëna i refuzoi ftesën, vajza humb ndjenjat në studion e “E diela Shqiptare”

Nëna i refuzoi ftesën, vajza humb ndjenjat në studion e “E diela Shqiptare”

Publikuar më 26.11.2017
Albana Keka ka ardhur së bashku më bashkëshortin e saj në “K...

Albana Keka ka ardhur së bashku më bashkëshortin e saj në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo është martuar me Akremin nga Vlora, por që ditën që ata kanë vendosur të lidhin jetën, nëna e saj ka qenë kundër kësaj martese, me pretendimin se bashkëshorti i vajzës së […]

Lexo më shumë

Lajm i fundit / Prokuroria: Ndalohen 3 zyrtarë, akuzohen për korrupsion aktiv

Lajm i fundit / Prokuroria: Ndalohen 3 zyrtarë, akuzohen për korrupsion aktiv

Publikuar më 13.11.2017
Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë ka urdhëruar ndalimin...

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë ka urdhëruar ndalimin e tre zyrtarëve publikë. Sipas Prokurorisë, tre zyrtarët akuzohen për korrupsion aktiv. Kjo është arsyeja se përse ata do të ndalohen të mbajnë funksione publike. Prokuroria tha se për këta funksionarë ka pasur një rast flagrant korrupsioni gjatë legalizimit të një objekti. Prokuroria ka ndaluar policen K. […]

Lexo më shumë