Dorëhiqet nënkryetari i KQZ-së, postin e merr Denar Biba

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Nënkryetari i KQZ-së Hysen Osmanaj është dorëhequr nga pozicioni që mbante. Ai do të vazhdojë mandatin si anëtar i thjeshtë, ndërkohë që postin e nënkryetarit do ta marrë Denar Biba.

Dorëheqja e Osmanajt u bë sot me dije nga kryetari i KQZ-së Klement Zguri. Lëvizjet janë pjesë e marrëveshjes Rama-Basha.