Dorëhiqet kandidati për deputet i Bamir Topit në Pukë

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Kandidati për deputet i Frymës së Re Demokratike në Pukë është dorëhequr gjashtë ditë përpara zgjedhjeve.

Astrit Kuçi që garonte në listën e FRD në Pukë nën siglën e Bamir Topit tha se tanimë ka vendosur të mbështesë Partinë Socialiste. Pas kësaj, Topi ka folur për mediet, duke thënë se sistemi aktual është aspak i duhur, duke kritikuar edhe shit-blerjen e deputetëve.

/D.Xh/