Doni viza pune për në Gjermani?! Ambasada ndryshon procedurat

Publikuar më 14. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë disa ndryshime në procedurat për aplikim, për vizë punë në këtë shtet. Kështu, në një njoftim në faqen zyrtare të ambasadës thuhet se ka ndryshuar procedura për vizën e punës për Gjermani.
Ndaj, duke nisur nga 1 nëntori ka filluar të bëhet një dallim mes punësimit sipas Rregullores së Punësimit 26 neni 2 dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj).
“Nga tani bëhet një dallim ndërmjet punësimit sipas Rregullores së Punësimit 26 neni 2 (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor) dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj). Ju lutemi sigurohuni që të zgjidhni kategorinë e duhur. Për fat të keq, nëse e keni parashtruar kërkesën në kategorinë e gabuar, ne duhet të refuzojmë hyrjen në zyrën e vizave. Deri më tani është rekomanduar që për parashtrim të kërkesës për vizë për fillim të punësimit sipas Rregullores së Punësimit 26 neni 2, të kërkoni paraprakisht lejen e punës në Agjencinë Federale të Punës. Parapëlqimet e lëshuara prej autoriteteve gjermane deri më 1 nëntor 2017 mbeten të vlefshme, por ato nuk trajtohen me prioritet gjatë caktimit të takimeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.