Doni të merrni vizë për në SHBA? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim mjaft të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që i kanë vizat në prag të skadimit apo sapo ju kanë skaduar.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA-ve ju ka bërë të ditur atyre se mund t’i rinovojnë vizat me anë të rrugës postare.

Gjithashtu theksohet se kjo është e vlefshme vetëm në rastet kur këta shtetas nuk janë dëbuar nga SHBA-të apo nuk kanë të dhëna kriminale.

“Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë. Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale. Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë! #PyetAnnën”, njofton në FB Ambasada Amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet