Donald Trump merr vendimin, emigracion në bazë të meritave

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se emigrimi në SHBA nuk ka përse të ndodhë më në bazë të lidhjeve të ngushta familjare. Ai tha se emigrimi nuk duhet që të jetë në bazë të lidhjeve familjare, por në bazë të meritave. Trump ka thënë se emigrimi është gjë e mirë, pasi e shëndosh një komb, është shtylla që mban gjallë kombin, por se ka shtuar se nuk mund të vazhdohet me këtë lloj nepotizmi dhe me lidhje të ngushta familjare, por se kush ta meritojë duhet të shkojë në SHBA. Numri një i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se reforma është e nevojshme, kjo për shkak se vetëm kështu do të kishim një shoqëri të zhvilluar, një komb të shëndoshë dhe merita për çdokënd person, duke mos marrë aspak për bazë faktin se djali i kujt është, por në bazë të asaj që përfaqëson ai njeri.

Sot shumica e familjeve migratore në Amerikë marrin ndihmë sociale. Sulmet e fundit terroriste aq më keq kanë bërë që të mund të ndërmerren masa të duhura dhe absolutisht të forta në lidhje me emigrimin, duke parë gjithashtu edhe se personat që kryejnë sulme janë pikërisht emigrantët. Por se ngjarje të tilla nënvizojnë dhe vënë në pah faktin se  vënë në alarm kombin amerikan. Njerëzit me rrezikshmëri të madhe shoqërore duhet që të kontrollohen. Ata nuk mund të shkelin më lehtë në SHBA dhe pikërisht këtu e vendos theksin edhe numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

/D.Xh/

Të tjera

Abissnet