×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dom Ndoc Nikaj, 30 botime dhe shtypshkronjë

frano-kulliFrano Kulli

Sivjet mbushen 25 vjet nga dita, kur në kapelen e rrënuar të “Vorreve t’Rrmjajit” në Shkodër u tha mesha hymn dhe sfidë, ndaj rregjimit paranojak ateist, e para pas një ndërprerjeje po kaq të gjatë të të drejtës për të besuar. Kjo ka ngjarë me 4 nëntor 1990…dhe rendin e përkujtimoreve sivjet në këtë përvjetor e hap paraqitja e ribotimit të një libri të hershëm, që për autor ka njërin prej famullitarëve  të radhës, Dom Ndoc Nikaj. ”Histori e Shcypnis” është vepra në dy pjesë: pjesa e parë, botuar në Bruksel me 1902 dhe e dyta, botuar në Shkodër, më 1917”.

Tani, të dyja përmbledhur në një libër, me kujdesin e përkorë të famullitarit të ri të Shkodrës Dom Artur Jaku dhe punëtorit pasionant të shkencës së historisë, Dr. Dom Nikë Ukgjini. Lindur në Shkodër 150 vite më parë, Dom Ndoc Nikaj, prift katolik dioçezan, historian, veprimtar atdhetar, është gjithashtu autori i romanit të parë, shkruar në shqip. Titulli në origjinalin e veprës është: “Marzia e ksctenimi n’filles t’vet”  (Marcia e krishtënimi në fillesë të vet). Është historia e martirizimit të Marcies, e cila kallet e gjallë në dhe sepse nuk pranon të mohojë Krishtin. Vepra është një rrëfim ndërmjet agjiografisë e romanit, me gjatësinë e një novele. Ndoc Nikaj ka lënë shtatë romane të pabotuara. Është pararendës i prozës në gjuhën shqipe, pararendës i Mihal Gramenos, i Milto S. Gurrës, i prozës së Foqion Postolit, Filip Papajanit, Mid’hat Frashërit, Ernest Koliqit …

”Unë fillova me shkrue vakinat (ndodhitë) e kishës, që me ndihmën e Pieter Dodmasejt mbujta me shtyp në shtypshrojën e Propagandës së Romës në vjetin 1888. Mbas atij libri, në shtypshkrojën e Jezuitve shtypa ma t’parin romanzë “Marzia e ksctenimi n’fillesë t’vet”…e qi kjenë fillesa e botimeve mija. –(Kujtime të një jetes së kalueme-Plejad,2003).

Siç është e njohur, më 1897 Faik Konica fillon botimin e së përkohshmes “Albania”. Që në fillesë, dom Ndoc Nikaj bashkëpunon pothuaj rregullisht me artikuj me përmbajtje politike, shoqërore dhe atdhetare. Me pseudonimin “Nakdomonici”…Nëpërmjet pseudonimit të Nikajt, bashkëpuntorit të zellshëm të revistës presigjioze, Atë Gjergj Fishta në poezinë satirike “Nakdomonicipedia” , në hyrje të vëllimit të tij me satira  “Anzat e Parnasit” me përpjekjet fisnike dhe atdhetare të mikut të tij, përqesh hierarkinë e përmbysur të vlerave sociale në Shqipninë e kohës (1907)…Më pas, Nikaj do të vijojë edhe me të tjera botime historike, por edhe libra këndimi e tekste të tjera mësimi për shkolla.Të botuara janë rreth 30 vepra të gjinive e zhanrreve të ndryshme, pa numëruar këtu ata të lëna në dorëshkrim, një bilanc krijues ky i lakmueshëm për shumë të tjerë vërsnikë të Nikajt, por dhe jo vetëm.

Dom Ndoc Nikaj solli të parën shtypshkronjë publike në Shkodër, me 1909. Dhe e para punë në të ishte shtypshkrimi i fletores së vet, fletores së parë politike të botuar në shqip me 1910-tën me emrin “Koha”, periodik, i cili gjithashtu do të vijojë të botohet edhe 11 vite më vonë, deri më 1921, me të tjerë emra “Bashkimi” “Besa shqyptare” dhe “Zani i Shkodrës”. Kjo fletore shënon fillesën e të botuemit të librave në gjuhën shqipe , në Shqipëri…Në një artikull të “Hylli i Dritës”, të vitit 1938, në 50 vjetorin e meshtarisë së tij shkruhet:

“…Shpìrt energjik e shqyptar në vështrimin e njimendtë të fjalës, D. Ndoc Nikaj kje nji nder ma të parët reakcjonarë qi ndieu me nji intensitet të këthellë nevojen e të perhapunit të gjuhës shqype. Shkrimet e tija të shumëta nuk paten qellim tjeter veç me e rrajosë në zemren e popullit dashtnìn e gjuhës amtare…Në vjetin 1892, në sà gjindej famulltàr në Shkrel, Emzot Doçi prej Oroshi rà në Shkrel, kû u formue ndermjet tyne nji lidhëje veprimi patriotike, qi mâ vonë dha fryte mjaft të dobishme për ngritjen e indipendencës s’onë kombtare. Kjo lidhëje kje thirrë “Lidhëja e msheftë per Fè e Atdhè”. Kjo lidhëje e msheftë muer të hapun e dha mâ vone frytet e duehuna në rasen e kryengritëjes kundra Turkìs…”

Dhe si shpërblim për gjithë sa bëri për kulturen shqiptare ,për gjuhën, historinë dhe lirinë e kombit të vet…dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët më 1946, në moshën tetëdhjetedyvjeçare, me akuzën absurde të planeve për përmbysjen e qeverisë me dhunë. Vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë, në janar 1951.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Bota po shndërrohet në një shtet të vetëm

Bota po shndërrohet në një shtet të vetëm

Publikuar më 10.07.2020
Iliada Mata Bota po shndërrohet në një shtet të vetëm në saj...

Iliada Mata Bota po shndërrohet në një shtet të vetëm në sajë të globalaizmit. Po ç’është globalizmi? Një ndërveprim dhe bashkëpunim ndërmjet shteteve të të gjithë globit në aspektin ekonomik, politik tregtar, kulturor, fetar etj. Këtë mundësi e ka çdo individ. Globalizmi ka bërë të mundur një zhvillim kolosal në të gjithë botën. Tanimë blerja […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Publikuar më 06.07.2020
Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të...

Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të kompozimit dhe të muzikës që ka njohur shekulli që lamë pas, kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone. Pas ndarjes së tij nga jeta,familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes. Letra e tij e fundit e […]

Lexo më shumë

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikuar më 02.07.2020
Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që ...

Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që paraqet territoret e Arbërisë në vitin 1452, kohë kur në trojet shqiptare qeveriste Skënderbeu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkreli komenton se harta është ne kulmin e rezistencës shqiptare ndaj osmanëve, nga Gjiri i Kotorrit ne Gjirin e Lepantos, dhe zemrën e saj me […]

Lexo më shumë

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

Publikuar më 03.06.2020
Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është f...

Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është faji yt! Nuk ka rëndësi se ç’kishe veshur, sa ishte ora, ku ndodheshe, nëse ishe në gjendje të kthjellët apo jo. Ti nuk je fajtore! Fajtor është përdhunuesi! Fajtor është shteti, i cili është i paaftë që të mbrojë dhe garantojë jetën e sigurinë tonë. […]

Lexo më shumë

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Publikuar më 18.05.2020
Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Ro...

Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, drejtuar artistit Viktor Zhusti Përshëndetje Viktor, uroj të jesh mirë. Të jesh pro a kundër prishjes së teatrit është e drejta jote sigurisht. Po një gjë nuk kuptova unë, si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë […]

Lexo më shumë

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Publikuar më 14.03.2020
Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashu...

Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashur mike, Prej ditësh ti, sikurse unë dhe të gjithë ne, je e ngujuar në shtëpi bashkë me të tutë. Po, drejt e thashë, je e ngujuar, jo e karantinuar. Kjo e fundit nuk është fjalë jona, por një term modernësh politikë, nga fjalori i […]

Lexo më shumë

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Publikuar më 29.11.2019
Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në...

Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në Tiranë. Takova gjithandej shumë njerëz e të gjithë një shqetësim kishin: gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit. Të gjithë flisnin të shqetësuar e të gjithë ishin të gatshëm të ndihmonin me të gjitha mënyrat. Pranë hotelit ‘Grand’ takova qytetarë nga shumë […]

Lexo më shumë

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Publikuar më 27.11.2019
Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë ...

Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës dhe zona të tjera. Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dalin gjallë prej tyre. Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, […]

Lexo më shumë