×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dokumenti zbulon skandalin me gjimnazin ‘Sami Frashëri’: Veliaj e ngriti pa leje ndërtimi, ia dhanë dy muaj më parë

Një qytetar burgoset nëse ngul një gozhdë pa leje, por bashkia e Tiranës, nesër do të mburret se ka ndërtuar pa leje një godinë të tërë në mes të Tiranës. Është skandali me gjimnazin “Sami Frashëri”, që u prish gjoja si i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por që do të inaugurohet në vjeshtë, si sukses i Erjon Veliajt, që nisi dhe po përfundon ndërtimin, me leje të marrë pas dy vitesh.

Dokumenti i qeverisë që flet për lejen e ndërtimit

Një dokument i lëshuar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, pranë Kryeministrisë, që mban datën 9 maj 2022, duke iu përgjigjur një kërkese të qendrës “Respublica” zbulon se leja e ndërtimit të gjimnazit është dhënë më 16 mars 2022, kur kishte përfunduar shumica e punimeve të nisura dy vite më parë.

Godina e gjimnazit u prish gjoja e dëmtuar nga tërmeti, edhe pse bashkia kishte harxhuar qindra milionë lekë për rikonstruksion në vitin 2018 dhe ishte, sipas qeverisë, një nga 160 shkollat që po rindërtohen në kuadër të programit të Rindërtimit, për t’u kthyer në një simbol të arkitekturës moderne me 48 klasa ku do të mësojnë 1400 nxënës.

“Sami Frashëri”, duke u shembur

Në fund të vitit 2020, përmes deputetes Jorida Tabaku, PD-ja akuzonte bashkinë e Tiranës se po gënjente publikisht për arsyet e shembjes. Sipas saj, në prill të vitit 2020, Erion Veliaj, kur e gjithë Shqipëria ishte mbyllur nga pandemia prishi shkollën e mesme “Sami Frashëri”, pa asnjë plan dhe asnjë projekt. Për 6 muaj me radhë gërmadhat e shkollës “Sami Frashëri” ishin aty në oborr, ndërkohë që tenderat dështonin një nga një Erion Veliaj gënjente publikisht për arsyet e shembjes të shkollës ashtu siç gënjente publikisht dhe për fondet që do të përdoreshin për rikonstruksionin shkollën. Ndërsa Erion Veliaj deklaronte në shkurt 2020 se: “Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë e para që do të përfitojë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel për bashkinë e Tiranës”, Tabaku shprehej se “Kjo shkollë nuk ndërtohet nga fondet e Bashkimit Europian por nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ky është një fakt që vërtetohet si nga dokumentet e Bashkimit Europian dhe të UNDP-së, por njëkohësisht dhe nga tabela që është shfaqur vetëm dje në hyrje të shkollës”.

Vilaj duke prezantuar imazhet e godinës së re

Vlera e investimit në këtë shkollë të ndërtuar pa leje pritet që të jetë rreth 4.5 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të sh...

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve. Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth […]

Lexo më shumë